FITORJA

Arijon Ibrahimoviç, shqiptari nga Kosova që hyri mbrëmë në histori të Serie A

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Arijon Ibrahimovic ka hyrë në histori të Serie A.

Futbollisti nga Kosova u bë lojtari i parë i lindur në vitin 2005 që realizon gol në ligën elitare italiane, njofton gazetari sportiv italian, Giuseppe Pastore, përcjell “Gazeta Express”.

Me golin e shënuar mbrëmë në fitoren 2:1 ndaj Empolit, futbollisti i Frosinones, në pronësi të Bayern Munichut, e theu rekordin duke i pasuar lojtarët si Romero, Afena Gyan, Diallo, Pellegri e Kean, të cilët i kishin inauguruar vitet 2004, 2003, 2002, 2001 e 2000.

Trajneri Eusebio Di Francesco ia besoi pozitën e titullarit futbollistit të lindur dhe rritur në Gjermani pasi ai shënoi gol kundër Torinos në Kupën e Italisë.

Uji Dea

Dhe, Ibrahimovic ia shpagoi besimin trajnerit të tij me një paraqitje të shkëlqyeshme dhe me veprime vendimtare.

Një natë ëndrrash për talentin kosovar, i cili krahas golit, asistoi edhe për bashkëkombësin e tij, Marvin Çuni.

Ibrahimovic u bë lojtari i parë i lindur në vitin 2005 që shënon gol në Serie A, shkruan “Gazeta Express”.

17 vjeçari i lindur në Nurbnerg i përfaqëson grupmoshat e reja të Gjermanisë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.