Arifi takon banorët e Smirës dhe Buzovikut

Viti – Takimet e kryetarit Arifi nëpër fshatrat e komunës së Vitisë, në kuadër të fushatës zgjedhore, po vazhdojnë fuqishëm.Janë mbajtur dy takime në fshatin Smirë dhe në Buzovik.
Takimi në Smirë
Në këtë tubim të madh qytetarët e Smirës u shprehën të gatshëm të përkrahin programin qeverisës të kryetarit Arifi, pasi sipas tyre investimet e komunës së Vitisë në mandatin e kaluar kanë qenë shumë të mëdha, mbi 500.000 euro.
Në këtë takim morri pjesë edhe Enver Rrustemi i cili u bëri thirrje të pranishmëve që të përkrahin fuqishëm kandidatin Arifi. Ndërsa Arifi theksoi se edhe në të ardhmen do të jetë në shërbim të interesave dhe kërkesave të këtij lokaliteti të madh.
Takimi në Buzovik
Edhe në këtë tubim të madh u pa mbështetja e madhe që gëzon kandidati ynë. Kërkesë e tyre ishte asfaltimi i rrugicave nëpër fshat, kërkesë kjo e cila gjeti mbështetje nga kryetari Arifi.
Kryetari Arifi theksoi se përveç asfaltimit të këtyre rrugicave, do të punoj në mënyrë permanente për përmirësimin e jetës së qytetarëve të këtij lokaliteti thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Viti./rajonipress/
Sektori për Informim pranë Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, dega në Viti.