FITORJA

Arifi: Subvencionet për zhvillim ekonomik janë zvogëluar për tetë milionë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka shprehur keqardhje që subvencionet për zhvillim ekonomik janë zvogëluar për tetë milionë.

Bujanoci në vitin e kaluar ka qenë më efikas në realizimin e projekteve në krahasim me Medvegjën dhe Preshevën, ka thënë Arifi, duke shtuar që është e arsyeshme që këtë vit komunës së Bujanocit i kanë takuar 45 për qind të buxhetit për jugun e Serbisë, shkruan agjencia e lajmeve “Beta”, transmeton Titulli.com.

“Ne shprehim keqardhje që Kuvendi i Republikës së Serbisë ka zvogëluar mjetet për punën e Trupit Koordinues, respektivisht pozicionin për subvencione që kemi filluar t’i realizojmë prej vitit 2012. Mendoj qe kjo ka dhënë rezultate sa i përket zhvillimit ekonomik”, ka thënë Arifi pas mbledhjes së kryesisë së Trupit Koordinues të mbajtur dje në Beograd.

ARKATANA

Sipas kryetarit të Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, për vitin 2016 do të marrin gjithsej 255.5 milionë dinarë nga qeveria republikane.

Prej kësaj shume, komunës së Bujanocit do t’i ndahen 114.4 milionë, Preshevës 105 milionë, ndërsa komunës së Medvegjës 36.1 milionë dinarë./Titulli.com

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.