Fundamenti

Arifi: PDK në Viti po rritet dhe po zgjerohet natyrshëm

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ne po punojmë. Ne po rritemi. Ne po zgjerohemi natyrshëm. Zyra jonë po vlon nga frekuentimi i madh i aktivistëve dhe strukturave të PDK-së, dega në Viti. PDK në Viti është në fazën finale të mobilizimit strukturor e politik. Mobilizimi politik është krucial në drejtim të sensibilizimit të qytetarëve për domosdoshmërinë e fitores së vizionit të PDK-së për Vitinë Europiane ka thënë Nexhmedin Arifi.

Në këtë kontekst rol të rëndësishëm kanë Kandidatët për Këshilltarë Komunal të Kuvendit të ardhshëm komunal të Vitisë. Kandidatët tanë, shpërfaqja e vlerave të të cilëve do të bëhet së shpejti, garantojnë cilësi, lidership dhe profesionalizëm në punën e tyre të ardhshme.

Ata gjithsesi se do të angazhohen në mënyrë permanente drejt realizimit të interesave dhe nevojave të të gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë. Kështu, sot, në selinë e Shtabit Zgjedhorë të Partisë Demokratike të Kosovës, u mbajt një takim i ngrohtë me Kandidatët për Asamblenë Komunale.

Uji Dea

Mbledhjen e hapi Shefi i Shtabit Zgjedhorë Abdyl Bajrami, i cili duke i falënderuar të gjithë të pranishmit, theksoi se ky shtab do të jetë në çdo kohë në shërbim të tyre. Ndërkaq kandidati për kryetar të komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi, kërkoi nga asambleistët e ardhshëm unitet, bashkëpunim dhe angazhim të madh në mënyrë që PDK në Viti të jetë edhe më forca e parë politike në Viti.

Sipas tij zhvillimi ekonomik është prioritet në mandatin e ardhshëm. Krejt në fund të pranishmit u shprehën të lumtur që janë pjesë e garës zgjedhore nga radhët e PDK-së dhe në të njëjtën kohë, duke premtuar ecje serioze dhe të dinjitetshme përgjatë fushatës zgjedhore, i dhanë përkrahje të fuqishme kandidatit tonë për kryetar, Nexhmedin Arifi. /rajonipress/