United Hospital

Arifi: Pa “PO”-në e ShBA-së, Kosova nuk mund të bëhet anëtare e NATO-s

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Analisti i çështjeve politike, Dritëro Arifi, ka vlerësuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është faktori kyç për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke theksuar se pa miratimin e Uashingtonit një gjë e tillë nuk mund të realizohet.

Duke folur në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Arifi tha se edhe nëse Kosova do të kishte një ushtri me kapacitete dhe nivel përgatitjeje të krahasueshme me ato të Francës apo Gjermanisë, kjo nuk do të mjaftonte për t’u bërë pjesë e Aleancës Veriatlantike pa mbështetjen amerikane.

“Pa thënë ShBA-ja ‘po’, edhe nëse ne e kishim pasur ushtrinë, po themi, të Francës apo të Gjermanisë me përgatitje, ne nuk mund të bëhemi anëtar i NATO-s”, deklaroi ai.

Hidromorava

Sipas Arifit, përveç aspektit ushtarak, procesi i anëtarësimit në NATO varet edhe nga vendimet politike të vendeve anëtare, ku roli i Shteteve të Bashkuara mbetet vendimtar.

“Pa thënë ShBA-ja ‘po’ asnjëherë s’bëhesh anëtar i NATO-s. Edhe nëse ka pengesa politike, ato mund të zgjidhen. Por, kur nuk e kemi një ‘PO’ të madhe të Amerikës, imagjino çka thonë shtetet që nuk e njohin Kosovën brenda NATO-s”, u shpreh Arifi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.