Hidromorava

Arifi në Washington: Nuk e gjetëm as Faton Bislimin e as kompaninë e tij që po i ndihmon politikanët e Luginës për ”lobim”

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thumbuar Faton Bislimin, ish-anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili më parë ka shkruar për lobimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Arifi në një postim në Facebook shkruan se gjatë vizitës në SHBA nuk e gjetën as Bislimin, e as kompaninë e tij që merren me lobim.

Kryetari i Preshevës në këtë video të publikuar në Facebook drejton akuza të rënda në drejtim të Bislimit.

Lexoni të plotë postimin e tij:

UBT

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mundëm pa e vizituar edhe kompaninë Washington International Affairs në Washington D.C., në pronësi të Faton Bislimit, që viteve të fundit po ndihmon politikanët e Luginës që “të lobohet” për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Duke pasur parasysh se një pjesë e konsiderueshme, mbi 125,000.00 €, nga Fondi për Luginën të ndarë nga Qeveria e Kosovës përfunduan në xhirollogarinë e Faton Bislimit, e bëri edhe më të domosdoshme vizitën tek kompania.

Por, aty nuk gjetëm as pronarin, e as kompaninë. Në vend të kompanisë Washington International Affairs dhe Faton Bislimit, gjetëm zyre të fotokopjes dhe shërbimeve postare!. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.