ARKATANA

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Analisti politik Avni Arifi, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth emrit të presidentit dhe mundësinë e rikandidimit të Vjosa Osmani.

Sipas Arifit, partitë opozitare kanë qenë të bindura se kryeministri Albin Kurti do ta propozonte sërish Osmanin për presidente, por zhvillimet e fundit i kanë befasuar ato.

“Për Vjosa Osmanin, partitë opozitare kanë qenë të bindura se Kurti do ta propozojë për kandidate për presidente. Doren në zemër, Kurti të gjitha kërkesat ia ka plotësuar Vjosa – si ato legale, ashtu edhe ato etike. Opozita ka qenë e bindur muajin e kaluar se nuk do ta bënte kuorumin për të, dhe këtë e kanë thënë edhe deputetë të VV-së, PDK-së, LDK-së e AAK-së. Por ajo që pamë ishte një zhvillim i çuditshëm: edhe partitë opozitare u befasuan kur u pa qartë se Kurti nuk do ta kandidonte Osmanin”, tha Arifi.

Ai shtoi se disa deputetë të opozitës kanë lënë të kuptohet se do të mund ta votonin Osmanin ose ta pranonin si kompromis, por një iniciativë e tillë nuk ka ardhur nga Kurti.

Eco Higjiena

“Lumir Abdixhiku e tha publikisht, dhe edhe disa deputetë të LDK-së kanë sinjalizuar se do ta votonin ose do ta pranonin si kompromis Vjosën, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ardhur nga Kurti”, u shpreh ai në Tëvë1.

Arifi theksoi se brenda elektoratit të Lëvizja Vetëvendosje ekziston një frymë e fuqishme pro Osmanit.

“Ekziston një frymë e fuqishme tek votuesit e VV-së që janë pro Vjosës. Nuk do të befasohesha fare që, nëse është e sigurt që Vjosa nuk kalon, një ditë para votimit Kurti të vijë me emrin e saj si kandidate, duke qenë i vetëdijshëm se nuk zgjidhet, por për të mos marrë fajin që nuk po i jepet edhe një mandat”, deklaroi Arifi.

Zhvillimet rreth kandidaturës për president mbeten të hapura, ndërsa partitë politike ende nuk kanë dalë me një emër zyrtar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.