Fundamenti

Ardit Latifi përfaqëson Gjilanin në Komitetin për Legjislacion dhe Çështje Normative

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Është konstituuar Komiteti për Legjislacion dhe Çështje Normative i Odës së Avokatëve të Kosovës, në të cilin Komitet, avokatët e regjionit të Gjilanit do të përfaqësohen nga avokati nga Gjilani Ardit F. Latifi.

Në ambientet e Odës së Avokatëve të Kosovës në Prishtinë, u mbajt mbledhja konstituive e Komitetit për Legjislacion dhe Çështje Normative, i cili përbëhet nga avokatët: Florin Lata – Prishtinë, Albana Kelmendi – Prishtinë, Ardit Latifi – Gjilan, Avni Leci – Prishtinë, Bekim Sfishta – Podujevë, Besnik Beqiri – Prishtinë, Egzon Doli – Gjakovë, Labinot Berisha – Prizren, Qendresa Muriqi-Mekaj – Pejë, Valon Mehmeti – Mitrovicë dhe Xhemajl Ahmeti – Ferizaj.

Mbledhjen e këtij Komiteti e hapi Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Behar Ejupi i cili uroj anëtarët për themelimin e Komitetit nga Këshilli Drejtues, duke shprehur gatishmërinë për përkrahjen e pakursyer të OAK-së në arritjen e objektivave dhe synimeve të Komitetit.

Konform Rregullores për Organizimin dhe Punën e Komiteteve, monitorues i këtij Komiteti do të jetë Nënkryetari i OAK-së z. Naim Rudari, njëherit anëtar i Këshillit Drejtues.

Uji Dea

Komiteti për Legjislacion dhe Çështje Normative, diskutoj lidhur me aktivitetet për këtë vit, objektivat e Komitetit, përcaktimin e dinamikës së punës, përgatitjen përkatësisht përpilimin e planit të punës dhe planit të buxhetit për vitin 2021 si dhe çështje tjera.

Anëtarët diskutuan nevojën për rishikimin dhe shqyrtimin e akteve të përgjithshme të Odës, duke filluar nga Statuti i OAK-së dhe Rregulloreve tjera, si dhe shqyrtimin e ligjeve apo paraqitjen e komenteve për projektligjet me interes për avokatinë.

Anëtarët e këtij Komiteti u pajtuan që të mbahen mbledhje të rregullta mujore, përkatësisht të premten e parë të çdo muaji, duke filluar nga ora 15:30./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.