Ardian Gjini: Njerëzit e PDK-së që tentojnë të blejnë vota, po vetinkriminohen

Ardian Gjini, nënkryetar i AAK’së në një postim në profilin e tij në Facebook ka thënë se e vetmja gjë pozitive që po e shoh tek fushata e njerëzve të PDK për të blerë deputetë të Koalicionit është vetinkriminimi.
”Vetem një gjë pozitive po e shoh tek fushata e njerëzve të PDK për të blerë deputetë të Koalicionit. Vetinkriminimin!
Po e lehtësojnë punën e prokurorisë dhe të gjykatave për gjetjen e njerëzve të korruptuar. Nuk po e kuptojnë të mjerët se po lënë dëshmitarë dhe gjurmë të pashlyeshme për të vërtetuar se janë pjesë e krimit të organizuar!
Aq më tepër, me ligj deputetët janë të detyruar që ta paraqesin çdo ‘dhuratë’ më të vlefshme se 50 €….
Ndryshe zhyten ne korrupsion…”, ka shkruar Gjini.