UBT

Arbër Ismajli takon Ukshin Rexhepin, një kontribuues i madh i të gjitha kohërave

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Shoqëria jonë, njerëzit e biznesit, gjithmonë u kam lënë vendin e duhur, ngase, mbijetesa dhe suksesi i tyre në jetë, është i lidhur me mirëqenien sociale të tyre dhe të shoqërisë. Ukshin Rexhepi, është një intelektual i pashoq, i cili ka kontribuar në kohët më të rënda të okupimit, dhe, veçanërisht, në kontributin e tij, si pjesëmarrës në pajtime ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Është kënaqësi e jashtëzakonshme të takosh, z. Ukshin Rexhepi, njeriun e ndershëm, i cili ia kushtoi një jetë të tërë punës dhe veprimtarisë së tij intelektuale.
Njerëzit e suksesit, të cilët kanë në sfond punën menagjeriale, janë nga më të suksesshmit, jo vetëm për vetën e tyre, por, edhe për tërë shoqërinë në përgjithësi.
Sfidat dhe ndryshimet shoqërore-politike, nuk e kanë mposhtur asnjëherë, por, e kanë bërë edhe më të fortë dhe sinergjik.

Shoqëria jonë, njerëzit e biznesit, gjithmonë u kam lënë vendin e duhur, ngase, mbijetesa dhe suksesi i tyre në jetë, është i lidhur me mirëqenien sociale të tyre dhe të shoqërisë.
Ukshin Rexhepi, është një intelektual i pashoq, i cili ka kontribuar në kohët më të rënda të okupimit, dhe, veçanërisht, në kontributin e tij, si pjesëmarrës në pajtime.

GRANDEMALL

Ai ka zhvilluar veprimtari të bujshme përgjatë okupimit të popullit tonë, duke gjetur mënyra e ide, për ta bashkuar rrugën e përbashkët të popullit shqiptarë, duke u organizuar e mobilizuar jetësimin e ëndrrës sonë të përbashkët.

Ukshin Rexhepi, në aspektin human, mori pjesë në pajtimin e gjaqeve, plagëve dhe ngatërresave, ku, kishte arritur qëllimin, duke i dhënë fund gjakmarrjes, dhe, duke i liruar nga burgu shtëpiakë mijëra persona.

Këto plagë dhe ngatërresa, morën epilogun përfundimtarë të pajtimeve, si rezultat i ndërhyrjes së njerëzve të besueshëm, e të mençur, siç ishte edhe Ukshin Rexhepi.

Brenda shpirtit të Ukës, gjendet thënia se, “Nëse dikush do të më thoshte se çfarë recete do t’i jepja shoqërisë së sotme shqiptare, do t’i jepja vetëm një gjë, qetësinë”.
Faleminderit, Ukshin Rexhepi, për tërë biografinë e pasur tuaj jetësore, dhe, veçanërisht, për trimërinë e treguar për t’i dalë në ballë çdo llojë sfide./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.