Fundamenti

Arbër Ismajli takon Afrim Kqikun, krenarinë e qytetit të Gjilanit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Është kënaqësi dhe nder i veçantë, ta takojë, z. Afrim Kqiku, qytetarë nderi i Komunës së Gjilanit. Takimet me të, të japin energji dhe forcë për tu përballur me çdo të papritur. Është njeri i cili brenda vetës rrëzon ndritshmërinë e tij patriotike, intelektuale dhe shoqërore, në avancimin e përpjekjeve për ta pasqyruar realitetin e vendit dhe shoqërisë sonë ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Afrim Kqiku, është një personalitet i cili në vete përmban një histori të tërë shkrepjesh e kujtimesh për qytetin tonë. Ai i jetoi dhe përjetoi dy epoka, epokën e paraluftës, ku në objektivin e tij, pasqyroi realitetin e tmerrshëm të një sistemi pushtues mbi shqiptarët, dhe, epokën e pasluftës, kur, syri i objektivit të tij, pasqyroi çdo moment e etapë të bashkërendimit të proceseve vendore për shtetndërtim.

Afrim Kqiku, është kryepersonaliteti më i rëndësishëm i Komunës së Gjilanit, njeri i paepur për të krijuar një librari të tërë të momenteve e çasteve, përmes të cilit vërtetohet thënia se, “Fotografitë mund të arrijnë përjetësinë përmes çastit”.

Ky personalitet, do të mbahet mend ndër gjenerata, për shënjestrimin e momenteve më të rëndësishme të vendit tonë. Nuk ka asnjë event, mbledhi, organizim e mobilizim, pa qenë pikësynim referimi i objektivit të tij.

GRANDEMALL

Afrimi, diku 15 vite para luftës, duke u përballur me rrezikun e tij dhe familjes, në bazë të kohës të cilës po gjendeshim, në mënyrë krejtësisht vullnetare, arriti që përmes besnikërisë së tij, ta shpërfaq çdo moment organizimi kombëtarë, politik e sportiv, që ishte në favor të guximit e trimërisë së tij të pashoq, karshi mposhtjes së një sistemi udhëheqës e të vështirë në të cilën po ballafaqoheshim.

Ky njeri, brenda syve të tij, rrëzon përplot ndjenja gëzimi, krenarie e dhimbje, për ballafaqimin e drejtpërdrejtë të tij me çdo ngjarje. Përmes këtij njeriu, gjendet dokumentimi i historisë dhe përpjekjeve të qytetarëve të Gjilanit, në kauzën e përbashkët për, liri, pavarësi dhe demokraci.

Ne, si qytetarë të Gjilanit, do të krenohemi dhe mburremi, me njeriun, i cili i doli në ballë çdo lufte apo beteje për ta synuar shpërfaqjen e historisë së përjetimit të popullit shqiptarë.

Faleminderit, Afrim Kqiku, krenaria e qytetit tonë!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.