GRANDEMALL

Arbenita Bajrami nga Presheva recituesja më e mirë e “Flakadanit të Karadakut 2013”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në kuadër të manifestimit tradicional “Flakadani i Karadakut 2013” në Viti po zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore. Në garat rajonale të recituesve për nxënësit e shkollave të mesme, vendin e parë e zuri nxënësja e Shkollës së mesme Teknike “Presheva” nga Presheva Arbenita Bajrami.

Pjesëmarrësit kanë vlerësuar se këtë vit ka qenë një konkurrencë më e fortë se viteve të tjera dhe se kjo ngjarje po merr karakter shumë të fuqishëm në prezantim të cilësisë dhe përfaqësimit të denjë të shkollave të mesme në këtë garë.

Nxënësit e shkollave të mesme të komunave Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Preshevë dhe Viti, kanë marrë pjesë në garën rajonale të recituesve që u mbajt në vazhdën e aktiviteteve kulturore e sportive që po zhvillohen me rastin e Manifestimit tradicional Flakadani i Karadakut 2013”.

Mobi Casa

Duke folur për këtë ngjarje kulturore, profesor Sami Hoxhaj në emër të shkollave pjesëmarrëse tha se ky aktivitet është një punë dhe angazhim që duhet vlerësuar lartë, pasi edhe përmes kësaj gare po kujtojmë ata që na krijuan mundësin që ne sot të jemi së bashku për të organizuar aktivitete të ndryshme kulturore. Juria profesionale e përbërë nga profesorët e shkollave pjesëmarrëse, kanë përzgjedhur recituesit më të dalluar.

Vendi i parë i takoi Arbenita Bajramit nga shkolla e mesme teknike “Presheva nga Presheva, vendin e dytë në bazë të pikëve të grumbulluara e ndanë Malësore Prushi nga shkolla e mesme Skënderbeu nga Kaçaniku, Pëllumb Ramadani Gjimnazi Kuvendi i Arbërit –Ferizaj dhe Xheneta Kastrati nga shkolla e mesme Zenel Hajdini –Gjilan. Kurse vendi i tretë u takoi Elbasan Sahitit nga shkolla e Preshevës dhe Fetije Osmani nga gjimnazi Kuvendi i Lezhës – Viti.

Në emër të jurisë profesionale, profesoresha Shqipe Siarina tha se ishte një garë e fortë mes nxënësve dhe se ky aktivitet për çdo vit po përforcohet me cilësi dhe angazhim më të madh të pjesëmarrësve. Për më të dalluarit, organizatorët ndanë mirënjohje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.