Hidromorava

Arben Kurteshi së shpejti me librin e tij të pestë të radhës “Shfaqje teatrale”, në fokus dashuria për atdheun e familjen

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Krijuesi nga diaspora Arben Kurteshi së shpejti sjell edhe librin e tij të pestë të radhës të titulluar “Shfaqje teatrale”. Në këto shfaqje teatrale, dua ta reflektojë dashurinë për atdheun dhe përkushtimin ndaj familjes, duke na kujtuar se asgjë nuk mund ta shuajë vullnetin e një kombi të pamposhtur thotë Arben Kurteshi për rajonipress.

Arben Kurteshi është njëri nga krijuesit e rrallë, që i ofron lexuesit risitë në fusha të caktuara të artit e kulturës.

Padyshim që Arben Kurteshi me krijimtarinë e tij të pasur, po arrin meritoj edhe titullin e ambasadorit të kulturës, e prezantimit dinjitoz nga diaspora.

Ndonëse në mërgim i rritur e i sprovuar, Arben Kurteshi kurrë si harrojë hallet e brengat e Kosovës, nuk i harrojë hallet e Kosovës, e problemet e saja politike.

FIDANISHTJA

Pra Arben Kurteshi përherë ishte edhe i Kosovës, i vendlindjes që nuk e harroi për asnjë sekondë dhe kjo fare lehtë vërehet në çdo poezi të tij, ku tingëllon fuqishëm thirrja e nënave tona, ku tingëllon e përjetohet qartë dashuria për çdo pëllëmbë të shtetit të Kosovës.

Libri më i ri shtjellon përkushtimin e autorit ndaj çdo fenomeni shoqëror e social që lidhet me atdheun e familjen shqiptare në përgjithësi.

  • Në shfaqjen “Ngritja e Flamurit”, përshkruhet me emocion momenti historik i 28 Nëntorit, duke ju dhënë jetë figurave kombëtare që luftuan për lirinë e popullit shqiptar.
  • Ndërsa në shfaqjen “Të Pamposhturit”, është një dialog mes brezave, duke përfaqësuar zërat e të rinjve dhe të të moshuarve, të gjithë të bashkuar në dashurinë e pakushtëzuar për mëmëdhenë.
  • Shfaqja “Kthimi i Papritur”, përshkruan ndjesitë e një nëne që ka pritur për vite kthimin e bijve të saj. Ky dialog prekës është një homazh për dashurinë e nënave dhe për mallin e papërshkrueshëm që ndjejnë ato për bijtë e saj në mërgim. Përmes fjalëve të zgjedhura jam munduar ta reflektoj dhimbjen, faljen dhe rilindjen e bashkimit.

Në këto shfaqje teatrale, dua ta reflektojë dashurinë për atdheun dhe përkushtimin ndaj familjes, duke na kujtuar se asgjë nuk mund ta shuajë vullnetin e një kombi të pamposhtur.
Dua t‘ju kujtoj se forca e
artit qëndron në aftësi për të prekur zemrat, për të ndriçuar mendjet dhe për të bashkuar njerëzit përmes fuqisë së fjalës së shkruar dhe të skenës teatrore thotë Arben Kurteshi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.