UBT

“AR KATANA” e ruan traditën, shpërndan pako ushqimore për 138 familje skamnore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Është e vetmja kompani që përherë dhe në çdo festë kombëtarë e shtetëror që shpërndan pako ushqimore për familjet nevojtare. Edhe këtë të diele Muhamet Ajrullahu ka qenë pranë këtyre familjeve duke shpërndarë 138 pako ushqimore.

Muhamet Ajrullahu bashkë me Alban Hysenin kanë shpërndarë 138 pako ushqimore për shumë nëna vetushqyese e familje me asistencë sociale, përfshirë edhe ato të komuniteteve jo shumicë, numër ky simbolikë e Brigadës së UÇK-së “Agim Ramadani”.

Muhamet Ajrullahu me këtë rast ka thënë se kompania e tij gjithmonë i ka përkrahur dhe do i përkrah familjet skamnore. “Asnjë festë nuk do të kishte kuptim nëse familjet tona shqiptare nuk kanë gjërat elementare në sofrat e tyre. Unë kam ndihmuar pandërprerë shumë skamnor e punëtor krahu, mos të flas për ndihmat e përhershme familjeve të shumta anembanë Kosovës” u shpreh Ajrullahu për rajonipress.

Eco Higjiena

Ajrullahu mendon se edhe institucionet komunale duhet të jenë më aktive në teren dhe të shohin e identifikojnë familjet nevojtare.

Në emër të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni e ka falënderuar pronarin e kompanisë, Muhamet Ajrullahu./rajonipress/