GRANDEMALL

Aqif dhe Sabedin Uka, një familje kombëtare, e atdhetare, që dha gjithçka për çështjen shqiptare

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sipas gjurmimeve historike dhe arkivave Aqif Uka i burgosur politik dhe Sabedin Uka gjithashtu i burgosur politik, ishin në shënjestër të regjimit të atëhershme Serbo – Jugosllav për çka ata u dënuan me vite të rënda burgimi dhe u persekutuan familjet e tyre, në emër të rrezikimit të integritetit territorial të Jugosllavisë.

Familja të tëra shqiptare janë dënuar e persekutuar nga regjimi serbo jugosllav. Fatin e tillë e kishin edhe dy gjilanas nga fshati Livoq i Poshtëm, Aqif Uka dhe Sabedin Uka, të cilët në mënyra të ndryshme u keqtrajtuan, dënuan dhe u torturuan në emër të rrezikimit të integritetit territorial të Jugosllavisë.

Por familja Uka ishte e pathyeshme, e kalitur në atdhedashurinë dhe dëshirën e flaktë për të kontribuar për çështjen shqiptare. Ata përkundrazi ky regjim i bëri më të fort, më unik dhe u kalitën deri në finalen e fundit.

Aqif (Tahir) Uka nga fshati Livoç i Poshtëm Komuna e Gjilanit, i lindur më 1925, i burgosur politik në bazë të aktgjykimit të gjykatës së Qarkut në Gjilan, K.br.2-1951 me 7 vite burg të rëndë, për vepër penale rrezikim i integritetit territorial të Jugosllavisë nga neni 117 parag.2 I Ligjit Jugosllav, dhe bashkimit me Shqipëri i dënuar anëtar i grupit “Zogisti” së bashku me mësuesin Amit Jusufi nga Lupçi i Podujevës mësues në Zhegër, të cilin burg e ka mbajt në Nish e Mitrovicë të Sremit.

Aqif Uka ka një veprimtari të bujshme patriotike dhe si familje Uka në përgjithësi kanë dhënë kontributë të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare, ka edhe të burgosur politik-Bahri Uka, në Gjykatën e Qarkut në Pejë me 2.5 vjet më 1982, me aktivitete politike kjo familje ka dhënë kontribut të madh në çështje kombëtare.

Duhet veçuar se Aqif Uka me gradë ka qenë Toger në Luftën e Kitkës, një eprorë me shtatgjatësi shumë stoik, për idealet e tij si dhe bashkë me të ka qenë edhe Ramizë Makreshi i njëjti i denuar së bashku me Aqif Ukën nga 7 vite burg efektiv.

Uji Dea

Kush është Sabedin Uka?

Sabedin Uka nga fshati Livoç i Poshtëm nga babai Banush i lindur më 1925, i denuar në bazë të aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Gjilan, për vepër penale politike rrezikim i integritetit territorial të Jugosllavisë dhe bashkimit me Shqipërinë, nga neni 117 paragrafi 2 i Ligjit Jugosllav me burg efektiv prej 7 vite të cilin dënim e ka mbajt në Mitrovicën e Sremit në bazë të aktgjykimit K.br.12-1951 të cilën aktakuzë e ka ngrit dhe përfaqësuar Prokurori Tahir Ibrani në bazë të nënshkrimit të tij me emër e mbiemër.

I njejti është dënuar si anëtar i grupit “Zogisti” ka bashkëvepruar me Hasan Alin – Remnikun dhe shumë patriot tjerë për çështje kombëtare, gjatë vuajtjes së burgut në Mitrovicën e Sremit i njëjti është takuar edhe me ish nacionalistin Malazez edhe ky i burgosur si Inforbyroist në Kohën e Titos përndryshe me profesion Gjeneral – Topograf, në fundë duke ja thënë këto fjalë ky nacionalist: “Jugosllavia-Serbia nuk e lëshon Kosovën me u nda për çfarë vepre qenke t`i nga se njeriu pa zemër nuk mund të jetoj ashtu, edhe Jugosllavia-Serbia, pa Kosovë nuk mundë të mbijetoj”.

Këto fjalë janë të Millovan Gjillasit në burgun e Sremska Mitrovicës, ku ja ka thënë Sabedin Ukës.

Pas vuajtjes së dënimit prej 7 vite i njëjti një kohë merret me punë krahu e më pas ik në Gjermani ku zhvillon aktivitete për çështjen kombëtare deri në vdekje.

E gjithë kjo familje Uka nga Livoçi i Poshtëm, Komuna e Gjilanit kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare, me të gjitha aktivitetet duke përfshi edhe atë material./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.