UBT

Apostolova: Kosova duhet të vazhdoj punën që të marr liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, gjatë ditës së sotme theksoi se dallimet partiake nuk duhet të ndikojnë në punën e Kuvendit të Kosovës raporton “Zeri.info”.

Apostollova po ashtu tha se çështja e liberalizimit te vizave i ka kaluar shteteve anëtare të BE-së, mirëpo sipas saj Kosova duhet të vazhdoj punën e vet në përmisimin e fushës së sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar.

Mobi Casa

“Po i kthehemi tani çështjes se vizave. Vendimi për këtë proces tani është tek shtetet anëtare të BE-së. Në këtë kohë Parlamenti i Kosovës duhet të tregoj gatishmëri në përmbushjen e detyrave në fushën e sundimit të ligjit dhe krimit të organizuar”, tha Apostolova duke mos përjashtuar edhe nevojën për të përmbushur në tërësi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit si dhe Agjendës se Reformave Evropiane (ERA).

Apostolova në mbledhjen e pestë të Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit BE-Kosovë që po mbahen në Kuvendin e Kosovës në bashkëpunim me delegacionin nga Parlamenti Evropian tha se nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur Kosova do të marr liberalizimin e vizave, por që sipas saj institucionet e Kosovës duhet të punojnë në vazhdimësi./Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.