Apeli i Arbër Ismajlit: Mos dilni në natyrë, e aq më pak mos e rrënoni natyrën me zjarre

Gjilan – Nga informacionet e fundit, na vije lajmi që po kemi zjarre të shumta në fshatrat, Përlepnicë, Cërnicë, Bresalc, Sllakovc, Capar dhe Ponesh. Këto zjarre po i paraprijnë shëtitjeve të shumta që po bëhen nga qytetarët, përkundër, thirrjeve dhe rekomandimeve të shumta që po bëhen nga institucionet relevante, për shmangie të vizitave nëpër piknike, dhe vazhdimin e qëndrimit nëpër shtëpitë tona. Ju lutemi, vazhdoni të qëndroni në shtëpitë e juaja, vazhdoni vëtë-izolimin dhe shmangien nga takimet miqësore apo familjare ka thënë Arbër Ismajli.
“Edhe pak kohë na duhet për tu krijuar mundësia për të dalë nga kjo situatë. Mos dilni në natyrë, e aq më pak mos e rrënoni natyrën me zjarre. Po rrezikoni dëmtimin e tokës bujqësore, pyjet dhe ambientin në përgjithësi. Kërkojmë nga qytetarët që të na ndihmojnë në identifikimin dhe lajmërimin në rast të zjarreve të pa kontrolluara dhe në raste se vërejnë zjarre ose tendenca për ndezje të tyre të lajmërohen në telefonin zyrtar 112 , i cili është pa pagesë, ose të lajmërojnë policinë e Kosovës. Për të gjithë shkaktuesit e zjarreve të pa kontrolluara do të merren masa të rrepta ligjore sipas ligjeve në fuqi” ka shkruar Ismajli./rajonipress/