Fundamenti

“Antologjitë” poetike për…

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Sinan Sadiku – Shpesh në facebook, po edhe nëpër rrjete të tjera sociale, më bie të lexoj ftesa të ndryshme për ta shkruar ndonjë poezi kushtuar këtij ose atij personaliteti, sepse iniciatori, projektuesi ka planifikuar ta bëjë një antologji me poezi kushtuar këtij ose atij personaliteti, këtij ose atij…

Pretendimet për të krijuar antologji, gjegjësisht libra me poezi që kanë vlera antologjike, në këtë mënyrë, disi nuk ma mbushin syrin. Nëse i lexojmë “antologjitë” e tilla, në të shumtën e rasteve, aty i gjejmë mbi gjysmën e poezive të cilat jo që nuk kanë vlera antologjike , por nuk kanë fare vlera letrare-artistike.

Pra në shumicën e “antologjive” të tilla gjysma e poezive nuk e meritojnë as të botohen e lere më të jenë pjesë e një libri të titulluar antologji, ndërsa shumë rrallë mund të gjendet ndonjë poezi me vlera vërtetë antologjike. Disa nga poetët, krijuesit… së pari duhet ta mësojnë çka është antologjia, çka është poezia me vlera antologjike…

Mobi Casa

Pak poetë mund të krijojnë poezi me vlera antologjike. Edhe ata pak poetë jo të gjitha poezitë që i kanë shkruar i kanë me vlera antologjike. Nëse një poet ka arrit gjatë jetës së tij t`i krijojë 10 poezi me vlera antologjike ai ka mbet i pavdekshëm, por të tillët janë shumë të rrallë. Një numër i madh i poetëve të përfaqësuar nëpër “antologjitë” për të cilat e kam fjalën jo që nuk kanë shkruar poezi me vlera antologjike, por nuk kanë shkruar as poezi me vlera mesatare.

Më saktësisht kanë shkruar poezi të dobëta dhe shumë të dobëta! Disa prej tyre, madje thuajse janë analfabetë që nuk dinë t`i shkruajnë dy-tre rreshta ose vargje pa i bërë me dhjetëra gabime drejtshkrimore, logjike, sintaksore… Ata nuk dinë të shkruajnë fare e lëre më të shkruajnë poezi, të krijojnë art! Vetëmashtrimi është armiku më i madh i krijuesit dhe i krijimtarisë. Për të arritur diku së pari duhet ta dish saktësisht ku je…/rajonipress/