UBT

Antikorrupsioni heton listat e privatizimit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Politikanët e korruptuar, blerësit më të mëdhenj të pasluftës. Dyshohet se zyrtarët e lartë mund të kenë fshehur pasuritë

“Nga e gjithë kjo, unë vetëm mund t’ju siguroj se zyrtarët e Agjencisë janë duke e analizuar ‘listën e publikuar’ për të parë se a ka zyrtarë të lartë që kanë privatizuar diçka dhe se nuk e kanë deklaruar’, tha drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, për “Kosova Sot”

Publikimi i ditëve të fundit i listës nga AKP-ja, përfshirë emrat e zyrtarëve të lartë politikë me pronat që ata kanë siguruar përmes procesit shumë të dyshimtë të privatizimit, vetëm sa po e forcon konstatimin e kahershëm të organizatave të pavarura të shoqërisë civile në vend, se ky shtet i ri i Kosovës, në fakt, është një shtet më shumë i zaptuar dhe formësuar si shtet i pushtetarëve, por jo edhe i shpresës dhe perspektivës së qytetarëve.

UBT

Pas publikimit të listave nga AKP-ja, tani politikanët nuk mund t’i fshehin më dhjetëra- mijëra hektarë tokë të blera e të privatizuar, derisa edhe shumë prona, që figurojnë pa emra, dyshohet se i zotërojnë zyrtarët, nga ata të ulëtit deri te më të lartët të shtetit. Pra, janë shumë prona të politikanëve që janë të blera, ndërsa nuk figurojnë fare nëpër ato lista, por edhe shumë të tjera kanë titullarë-politikanët. Sipas analistëve politikë, ky lloj fenomeni është dëshmia më e mirë se sa thellë është kapur shteti nga politika e inkriminuar, me formën më të vrazhdët të uzurpimit dhe përvetësimit të pronës publike.

Ndërkohë, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, tha se tanimë nga zyrtarët e AKK-së janë duke u hetuar, sipas mandatit që iu është garantuar me ligj, listat e publikuara me pronat e privatizuara, e ku bëjnë pjesë edhe njerëzit e politikës, dhe gjithçka do të procedohet sipas ligjeve në fuqi. “Nga e gjithë kjo, unë vetëm mund t’ju siguroj se zyrtarët e Agjencisë janë duke e analizuar ‘listën e publikuar’ për të parë se a ka zyrtarë të lartë që kanë privatizuar diçka dhe se nuk e kanë deklaruar’, tha Preteni për “Kosova Sot”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.