FIDANISHTJA

Ansambli “Gurra” dhe udhëheqësi artistik Shaban Shabani, nderohen me mirënjohje për kontributin e dhënë ndër vite

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ansambli ”Gurra “ u formua në kohë e rrethana të vështira në kohën e okupimit të viteve 90-ta dhe për këtë aktivitet dhe kontribut të dhënë ndër vite dhe për sakrificën e bërë në lëmin e kulturës sonë, nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, Ansambli i mirënjohur “Gurra” dhe udhëheqësi artistik i Ansamblit z. Shaban Shabani, u nderuan me Mirënjohje.

Mirënjohje u është dhënë për mbajtjen, ruajtjen, prezantimin dhe afirmimin e vlerave të mirëfillta, të pasterta, të kulturës tonë tradicionale si dhe atë të përpunuar ndër vite si dhe për pjesëmarrje që nga fillimi në “Flakën e Janarit“, në Manifestimin “Nata e zjarreve “ disa vite radhazi “ që nga fillimi, në Prekaz si dhe për pjesëmarrje në shumë manifestime dhe festivale anembanë trevave tona e më tej, e ku u shpërblye gjithnjë me çmime për vlerat e prezantuara nga kultura jonë e pasur nga kjo trevë e më tej si dhe për pjesëmarrje në qindra manifestime përkujtimore për dëshmoret e rënë për liri etj, të organizuara dhe të mbajtura ndër vite e ku pjesëmarrës ishte gjithnjë Ansambli i mirënjohur ”Gurra“ e ku gjithnjë u prezantua me programe të bukura, karakteristike dhe me vlera artistike nga kultura e jonë tradicionale e të përpunuara nga Anamorava e më tej.

Mobi Casa

Prandaj Ansambli ”Gurra” ishte dhe mbetet ikonë e kulturës sonë në Anamoravë, e në gjitha trevat shqiptare e më tej ku u prezantua denjësisht./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.