Mobi Casa

Anonymous i shpallin luftë Izraelit: Do t’ju fshijmë nga interneti

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Grupi i hakerëve Anonymous, së bashku me shumë grupe tjera simotra, planifikon një sulm të madh kibernetik kundër Izraelit, duke e kërcënuar këtë shtet se “do ta fshijnë nga interneti”. Izraeli i ka marrë seriozisht këto kërcënime dhe veç ka filluar me masat preventive.

“Hakerët do t’i fillojnë më 7 prill sulmet kibernetike kundër Izraelit”, kanë njoftuar Anonymous në rrjetin social Twitter, duke i ftuar hakerët në mbarë botën që të bashkohen me ta në një tjetër “OpIzrael” (Operacioni Izrael), siç është quajtur lufta në internet kundër këtij shtet, gjatë të cilit janë sulmuar shumë faqe zyrtare të institucioneve shtetërore dhe të individëve të rëndësishëm në Izrael.

FIDANISHTJA

“OpIzraeli” i parë filloi në nëntor të vitit të kaluar, gjatë sulmit izraelit mbi palestinezët në Gazë. Rreth 700 ueb-faqe izraelite pësuan nga sulmet, përfshirë edhe atë të ministrisë së Punëve të Jashtme, faqen zyrtare të Presidentit dhe të ministrisë së Financave.

Pas “OpIzraelit”, Anonymousët kanë postuar në internet informacionet për rreth pesëmijë zyrtarë izraelitë, përfshirë emrat e tyre, numra identifikues tatimor dhe emailat personalë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.