FITORJA

Ankthi e trishtimi mbeten thellë në ndjenjat e banorëve të Përlepnicës

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kalvari i këtyre ngjarjeve filloj më 6 prill 1999, kur Përlepnica në mëngjesin e 6 prillit ishte e rrethuar nga paramilitarët dhe ushtria serbe. Nga ky rrethim i hekurt pësuan shumë bashkëvendës dhe pati të plagosur. Pas këtij aksioni serbë, qytetarëve iu dha urdhër për largim nga fshati. Kështu e përkujton Nuhi Nuhiu tmerrin e atyre ditëve që banorët e Përlepnicës e kishin përjetuar. “Kështu ditët kalonin në presion të pa parë. Edhe pse e dinim se nuk do të na lënë të qetë. Më në fund erdhi dita kur, ushtria serbe erdhi në fshat me 13 prill dhe dha urdhër që, me 14 prill definitivisht të shpërnguleni, dhe atë, korridorin e keni për Shqipëri e jo si herën e kaluar për Bujanoc” ka përkujtuar këtë periudhë Nuhi Nuhiu nga Përlepnica.

Kështu që me 14 prill në ora 8.00 kolona u nisë për një rrugë, e cila nuk kishim ide se ku do të na shpie. Kjo ditë mbetet thellë në ndjenjën e qytetarëve përlepnicas. Kolona vijonte rrugën, dhe maltretimet vazhdonin gjatë tërë rrugës, kishte rrahje, fyerje. Deri aty sa, edhe imamin e fshatit e rrahën në punktin e paramilitarëve në Jazhice.

Pas arritjes në Jazhice, ku gjysma e kolonës mbeti nën mëshirën e serbëve deri në mëngjes, edhe në kufi vazhdoj maltretimi, duke i marrë shumë qytetar nga kolona, dhe i bënin kontrollimet, dhe kërkoni para. Kjo ishte edhe plaçkitja e fundit nga serbët. Pas marrëveshjes së Kumanovës, filluan të kthehen në shtëpi, ku gjetëm 123 shtëpi dhe mbi 40 objekte përcjellëse të gjitha të djegura. Përveç këtyre të djegurave, të gjitha shtëpitë e tjera të plaçkitura dhe për ne përlepnicasit prilli është muaj i ankthit, me vajin e fëmijëve edhe qielli lotonte. Çdo herë që vije prilli, në familjet përlepnicase, kthehen skenat e 6, e 14 prillit 1999 ka shkruar Nuhi Nuhiu./rajonipress/

Postimi i plotë i Nuhi Nuhiut i datës 14 prill 2019

Tani, është ora 4 e mëngjesit të 14 prillit 2019, jo e 14 prillit 1999!
Një natë, e cila për përlepnicasit dhe qytetarët e Kosaqes se epërme, ishte një natë sa një shekull para 20 viteve, një natë e veçantë për 2500 banorët e Përlepnicës e Kosaqes se Epërme ,ishte një natë, që as nuk harrohet dhe kurrë s’do ti falet armikut shekullor shkja (serb)!

FIDANISHTJA

Agimi ka filluar të zbardh, e Perlepnica sonte nuk vuri sy në gjumë! Perlepnicasit përgatiteshin për një rrugë, pa emër ajo rruge, pa kilometra, pa drejtim se kah dhe si! Fshati e heshtje mortore, vetëm aty këtu ndiheshin të qarat e ndonjë femiu, të lehurat dhe zëri dhe i ndonjë dele a qengji! Gjithçka në Perlepnice në pritje! Nata ishte e gjatë por tani dita edhe me e frikshme, ku do të na shpie fati? Në këtë mëngjes të 14 prillit të vitit 1999, na i kujtonte edhe 6 prillin po të këtij viti 1999!

Perlepnica brenda 8 ditëve dy herë dëbohet nga vendlindja, kështu okupatori shkja, donte këtë hapësirë ta shndërronte në tokë shkau! Perlepnica iu patë ndërpre korridorin Koretishtë, Kufcë, Ropotovë e Ranilluk! Dhe, me dëbim të perlepnicaseve ky do të ishte territor etnikisht shkja! Dhe, erdhi ora e ultimatumit i dhënë nga okupatori erdhi ora 8.oo e nisjes, erdhi ora e shpërnguljes, nga toka shekullore shqiptare! Por, lumi po kthehej gjithherë në shtratin e vet, kjo e vërtetoj 18 qershori i këtij viti 1999! Lotët e perlepnicaseve rrjedhshin, por edhe qielli e ndjeu këtë dhembje, edhe qielli filloj të lotoj!Gjithçka gati, përveç zemrave të perlepnicaseve për ta lënë pragun e shtëpisë, rrugët e fshatit u mbushen me gjithë llojet e kafshëve, qenët s”mund ta gjenin të zotin e shtëpisë, gjithçka në ankth! Ngjarje, të cilën askush nuk e ka menduar se do të ndodh! Filloj të bie ora 8,00,filluan mendimet të na sillen, po ku po shkojmë, si do të kalojmë, rruga nga bu ari gjerë të vendi i quajtur,, Mulliri i Bardhë, ishte i mbushura me ushtar, paramilitare, shkja, e ne në një rrugë të pa adresë, rrugë pa fund!

Ne në kolone duke dalur nga fshati, paramilitare ushtria e shkaut duke hyrë në Përlepnicë për plaçkë e djegëje!Kur kemi mbërriturë , në qendër të Gjilanit, filluan ta djegin Përlepnicën!Nga Gjilani filluan edhe torturat e rrahjet në Radivojcë,pastaj në malet e Jazhices, e në kufi, ku i merreshin disa individ në zyret e doganës dhe i kontrolloni! Te gjitha automjetet, i ndalen në kufi!

Një pjesë e qytetarëve mbeten atë natë nën qiellin e hapur mbrenda territori të sunduar nga shkjau, kurse pjesa tjetër ishte në zonën neutrale, kjo ishte dëshira e sllavo maqedonasve! Këtë kalvar e përjetuan edhe banorët-qytetaret e Kosaqes se Epërme! Ne këtë kolonë ishin edhe 15 familje nga Drenica, të cilit ishin të strehuar në Përlepnicë, nga muaji tetor 1998! Sot kujtojmë 20 vjetorin e deportimit, shpërnguljes me dhunë nga trojet shekullore që ishin dhe do të jenë shqiptare!

Por sa ne nuk e harrojmë të kaluarën tregon fakti, se asnjë rrugë në Përlepnicë apo Gjilan, nuk u emëruan me këto data historike, kështu mos shënimi dhe kujtimi i këtyre datave në institucione apo rrugë nuk do shumë komente, sepse jemi të mjerë, Përse nuk u emërua me 6 prillin 1999 dhe 14 prillin 1999???!!!! !Ne shqiptarët, në kokat tona gjithçka kemi përveç mbamendjes, por atë edhe me vetëdije nuk e duam të kujtojmë, vuajtjet e popullit! Prandaj, duke harruar dhe falur armikun, neve na përsëritet histori bile, çdoherë edhe me pasoja edhe me të mëdha! Dëshiroj, kurrë mos te përsëritet, por me sjellje të këtillë kam frikë, se mund të ngjajë! E kaluara, kurrë të mos harrohet, por edhe kurrë armikut shkja mos ti falet, sepse vaji i nënave, fëmijëve pleqve, do të na hakmerret! Eh 6 prilli e 14 prillin, perlepnicasit këto dy ditë, duhet t’i kenë po si qafore në gjokes!Ai popull qe e harron të kaluarën, ai popull s’do të ketë të ardhme!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.