RCCOLA

Anëtarët e KQZ-së do të paguhen më shumë se ministrat

/ 2 minuta lexim

Qeveria e Kosovës ka vendosur që t’i kompensoj të gjithë punëtorët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për punën që po bëjnë rreth përgatitjeve dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve lokale. Kryeministri Hashim Thaçi, ka ndarë për ta 161 mijë e 200 euro në emër të shtesave. Ky buxhet do të transferohet në KQZ nga rezervat e shtetit.

Në fakt, sipas vendimit të Qeverisë, këto mjete do t’i marrin 11 anëtarët e KQZ-së dhe 77 zyrtarët e Sekretariatit të KQZ-së. Në pikën 1.2 të vendimit të Qeverisë sqarohet se përveç pagës bazë prej 60% më shumë që do ta marrin gjithë zyrtarët e KQZ-së, atyre do t’u paguhen edhe nga 60 euro në muaj për shujtë.

Uji Dea

Paga e një anëtari të KQZ-së që janë të nominuar nga partitë politike është 800 euro. Sipas vendimit të Qeverisë, këta anëtarë do të marrin nga 60% më shumë, përkatësisht 480 euro apo pagë totale prej 1280 euro. Shtesa prej 60% vlen edhe për 77 zyrtarët e tjerë të Sekretariatit të KQZ-së dhe ajo llogaritet për secilën pozitë veç e veç varësisht nga sa i kanë pagat ata zyrtarë. (Tribuna).