RCCOLA

Anel Rashkaj flet për Edon Zhegrovën dhe situatën e fundit të krijuar te Kosova

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj, ka folur për situatën e krijuar së fundmi te “Dardanët”, sidomos pas reagimit publik nga Edon Zhegrova.

Rashkaj në emisionin “Favorit” në T7 vlerësoi se këso situata nuk ndikojnë pozitivisht brenda grupit, shkruan Gazeta Express.

“Normal që këto situata nuk ndikojnë pozitivisht në zhvillimin dhe atmosferën e ekipit. Sigurisht se këto deklarata shkaktojnë rrëmujë”, tha fillimisht ai.

Fundamenti

Ish-reprezentuesi kosovar tutje shtoi: “Të them të drejtën në kohën time nuk kemi pasë këso probleme. Mos-marrëveshje të vogla ka pasë, por janë normale të ndodhin ato në stërvitje. Atmosfera fantastike që kemi pasë ka ndikuar që të mos kemi probleme. Kemi pasë edhe rezultatet. Sigurisht që kur rezultatet nuk shkojnë, si në këto dy vitet e fundit, dalin pakënaqësitë e ndryshme. Në këso situata mendoj se është më rendësi të gjëndet një qetësi mes lojtarëve dhe stafit të trajnerëve. Në situata të vështira tregohet karakteri i të gjithëve. Personalisht mendoj se shumë situata mund të zgjidhen me komunikim të mirë dhe të drejtë. Në pesë vitet e para të mija me Kombëtaren nuk kemi pasë as ndeshje zyrtare. Pasi u pranuam, për tri vite nuk kam qenë fare në Kombëtare, askush nuk më ka kontaktuar. Por, kam pritur. Pastaj u ftova dhe u ktheva”.

Në fund, ish-mesfushori foli edhe për Edon Zhegrovën.

“Zhegrova është një tip tjetër lojtari. Unë e kam thënë edhe më herët se një trajner duhet ta di çdo karakteristikë të lojtarit edhe jashtë fushës. Zhegrova është rast më special. Atij mendoj se i vyen një trajtim më ndryshe. Si i ri mbase është vështirë ta menaxhosh gjendjen psiqike dhe duhet ta ketë dikë afër t’i ndihmojë. Por, edhe lojtari duhet të kontribuoj në bashkëpunim, në atë mënyrë që të gjindet një gjuhë e përbashkët”, deklaroi ish-kapiteni i “Dardanëve”. /Gazeta Express/