UBT

Anatomia e atdheut tim

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Dr. Zef Mulaj:

Mobi Casa

Ta bëra autopsinë
e kohëve,
duke gërmuar me thonjtë e mi
si bisturi…..
T`i kam prekur damarët e gjatë
të prerë …
I gjeta rrjedhjet e tyre nga
shkojnë dhe vinë.
Lëkure e trupit, këmbë e duar
Sa herë t’i kanë prerë….
T`i lypa sytë
ndezur të kishin mbet.
Ta lypa kokën, nuk të kishte tretë ….
Ta lypa gjuhën
në çdo thërrime të dheut të kishte mbet.
Ta lypa zemrën, gjallë ishte me të vërtetë.
T`i kërkova zërat e njerëzve,
ngrirë në muret e kalave
të kishin mbet….
Eca nëpër trupin tënd
duke lypur damarët e tu,
të bëra analizën DNA-anë,
ta bëra autopsinë, t’i gjeta pjesët
e trupit tënd të gjatë ..
O toka ime…….
Kudo që të kanë mbet.
I mora malet e mia
Fushat, bregdetin, lumenjtë, bjeshkët,
i mbështolla në lëkurën tënde,
O atdheu im:
I gjeta kohët njëra pas tjetrës
në damarët e tu lidhur kishin mbet.
Sa herë të kanë vrarë, e kurrë nuk ke vdekë,
Sa herë t’i trembën njerëzit e tu,
ata u lëshuan mbi detë duke ikë.
Anatomia e atdheut tim…..
Sa herë të kanë prerë,
sa herë të kanë vrarë
të pabesët e tradhtarët.
Nëpër rrugë kanë ikur e janë tretur
njerëzit, gra, burra e fëmijë.
Mbeta duke mbledhur kocka nëpër kohë.
Atdheu nuk i vret kurrë njerëzit e tij,
Por ka nga ata që e vrasin atdheun
Për një grusht” pare”o për lavdi”.
Atdheu im, mbi trupin tënd
kuaj të vjetër e kuaj të rinj damarët t’i shkelin ,
duke lënë pas hijen, hijen, hijen……ikin !!!!!1
Anatomia e atdheut tim,
lëkurën e copëtuar
duhet ta qepim…..
Ndaj ta bëra autopsinë,
t’i prek damarët, të rri në sytë e tu.
Mbi trupin tënd një dritë të pashuar,
një grusht qirinj …
Të mbroj nga gjarpërinjtë që herë ikin,
herë vijnë …
Jo kurrë…
Anatomia e atdheut tim…..
Dorën në derën e shtëpisë vendosë kam,
rreth e rrotull heshtje, muret e oxhakut për tokë
ra kanë.
Ikën, ikën, pas lanë trupin tënd,
heshtja mbuloi gjithë fshatin.
Mure të kullës sime maje gurit
Jeni pjesë e anatomisë së atdheut tim

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.