Anamorava përfshihet nga aksidentet në trafik

Gjilan – Një rast në Kamenicë dhe dy raste të aksidenteve të trafikut janë shënuar në Gjilan vetëm brenda një dite.
Në Kamenicë i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën nuk ka respektuar përparësinë e kalimit, me ç’rast ka goditur veturën të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, njëri nga vozitësit e veturës së bashku me dy pasagjere femra kosovare kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Edhe në Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe një motoçiklete me ngasës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar.
Kurse rasti i dytë po ashtu në Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve me ngasës një femër dhe një mashkull kosovarë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi mashkull kosovar dhe një pasagjere femër kosovare të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/