ARKATANA

Anamorava model për liri e qetësi absolute vlerësojnë Maloku e Llalla

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Të premten në Prokurorinë Themelore në Gjilan ishte në vizitë zyrtare Kryeprokurori i shtetit shqiptar Adriatik Llalla i percjellur nga Aleksandër Lumezi me bashkëpunëtor, të cilët janë pritur nga kryeprokurori Jetish Maloku.

Në këtë takim vëllazëror e profesional është vlerësuar lart puna dhe efikasiteti i Prokurorisë Themelore në Gjilan në ndërtimin e sigurisë dhe qetësisë në këtë pjesë të Anamoravës si model për liri dhe qetësi absolute për të gjithë qytetarët, pavarësisht kush është, në çka beson dhe cilit nacionalitet i takon, raporton rajonipress.

Është vlerësuar lart puna e kësaj prokurorie si model i përgjegjësisë dhe barazisë për të gjithë ata që shkelin ligjin dhe cenojnë vlerat e një shoqërie demokratike. Gjithashtu, si prokuroria ma e mirë dhe me efikasitet më të lartë në luftë kundër krimit, të organizuar dhe korrupsionit të provohet edhe në regjione tjera një model i përsosur i tillë në luftë kundër dukurive negative e pse jo edhe me shtetin shqiptar si model, që duhet të aplikohet si provë për sukses në luftën kundër krimit dhe atakimit të sigurisë së qytetarit tonë.

UBT

Në takim u çmua lart periudha kohore mbi dy vjeçare në këtë regjion ku nuk ka pasur vrasje të dhunshme e të rëndë që lakmohet edhe nga shtetet me demokraci shumë të zhvilluar.

Në fund të takimit Jetish Maloku e ka nderuar me mirënjohje Adriatik Llallën. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.