Analistët, skeptikë për koalicionin AAK-LDD
Analistët kosovarë janë shprehur skeptik për koalicionin në mes partisë së Haradinajt dhe partisë së Nexhat Dacit, sepse sipas tyre, kjo formulë qeverisëse nuk duket të ketë simpatinë e madhe të elektoratit në Kosovë.
Analisti Belul Beqaj tha për Telegrafin se gjendja e tanishme në Kosovë është produkt edhe i qeverisjes së vitit 2004 – kur qeverinë e kanë drejtuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës .
Ai mendon se AAK-ja, për shkak të ambicieve të liderit të saj, është duke synuar që të arrijë deri te pushteti. Por, sipas tij, “Haradinaj nuk po e kupton se sa më shumë që po interesohet për pushtet aq më tepër po largohet nga pushteti”.
“AAK-ja dhe lideri i saj, për shkak të oscilimeve, mos konsekuencës dhe ambicieve të paepura për pushtet – që në këtë kuptim ia kalon vetëm lideri i PDK-së – më shumë se gjasa do të jetë pjesë e të kaluarës sesa e të ardhmes”, ka thënë Beqaj.
Publicisti Astrit Gashi tha për Telegrafin se nuk mendon se Lidhja Demokratike e Dardanisë, kështu si është tash, sjellë një kualitet apo numër të votueseve në koalicionin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës