GRANDEMALL

Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Diskutimi mbi ndarjen e subvencioneve në sektorin e bujqësisë, ku dyshohet se kanë përfituar familjarë të deputetes së LVV-së, Fitore Pacollit, ka ngjallur reagime të shumta nga analistët.

Analisti Sadri Ramabaja e cilësoi këtë çështje si “zhurmë pa arsye” duke theksuar se familjarët e pushtetarëve duhet të tregojnë kujdes për të shmangur situata të tilla që bëhen temë diskutimi në publik.

“Është zhurmë pa arsye. Nuk më intereson kjo çështje. E dyta, familjarët e pushtetarëve duhet të kenë kujdes për mos krijimin e situatave të tilla. Zhurmë pa nevojë”, u shpreh Ramabaja.

Analisti Astrit Gashi u shpreh se skandali me subvencionet do të ketë pasoja të rënda për partinë në qeverisje.

Ai kritikoi ashpër reagimin e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, duke e cilësuar si të gabuar dhe të pamjaftueshëm.

“Reagimi i ministrit Peci nuk i ka larguar dyshimet, por e ka thelluar perceptimin negativ, sikur të ishte fajtor,” tha Gashi.

Ai sugjeroi që ministria të niste një hetim të brendshëm për të sqaruar situatën.

Uji Dea

Edhe analisti Imer Mushkolaj kritikoi reagimin e ministrit Peci, duke e quajtur “të pamoralshëm politikisht”.

Sipas tij, partia në qeverisje kishte premtuar reformim të sistemit dhe eliminim të praktikave të tilla, por tani po përballet me të njëjtat skandale.

Mushkolaj përmendi gjithashtu rastin e “KB Krusha”, që është refuzuar për grant këtë vit, duke e cilësuar si shembull të mungesës së mbështetjes për biznese me ndjeshmëri të lartë sociale dhe ekonomike.

Debatet e analistëve kanë nxjerrë në pah nevojën për transparencë më të madhe dhe menaxhim të kujdesshëm të fondeve publike për të shmangur ndikimet negative ndaj qeverisë dhe partive politike në pushtet.

Ndryshe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj akuzave që lidhen me procesin e subvencioneve dhe granteve në bujqësi, duke i cilësuar ato si shpifje të orkestruara nga partitë opozitare LDK dhe PDK.

Ai theksoi se mbi 118,000 përfitues të subvencioneve dhe mbi 1,000 përfitues të granteve kanë kaluar një proces të pavarur, në të cilin ministria nuk ka ushtruar ndikim.

“Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka mandatin për vlerësimin e aplikimeve. Ministri dhe stafi i tij nuk kanë qasje në këtë proces, i cili zhvillohet në mënyrë elektronike dhe përmbyllet nga një trupë vlerësuese e pavarur,” deklaroi Peci./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.