Amnistia kthehet për rivotim në Kuvend

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeverisë së Kosovës do t’i duhet sërish t’i kërkoj 80 votat e deputetëve për ta votuar Ligjin e Amnistisë në Kuvend. Në trajtën siç është tani, ky ligj ka dalë të mos jetë plotësisht në harmoni me Kushtetutën. Rrjedhimisht, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese mbi përputhshmërinë e këtij ligji me Kushtetutën, Qeverisë do t’i duhet që t’i ndryshojë nenet që janë vlerësuar se bien ndesh me aktin më të lartë juridik të shtetit.

Ligji për Amnisti në muajin korrik ishte votuar dy herë brenda ditës, por ishte dërguar në Kushtetuese nga deputetët e Vetëvendosjes të cilët e patën kundërshtuar përmbajtjen e tij dhe si pasojë e kësaj, presidentes i ishte pamundësuar që ta shpallë atë.

Uji Dea

Gjykata në njoftimin e lëshuar të martën, ka konstatuar se në përmbajtje dokumenti si i tillë është në linjë me Kushtetutën, përjashtuar disa nene që lidhen me asgjësimin apo dëmtimin e pasurisë, zjarrvënia, moslajmërimi i veprave penale, dhënia e ndihmës krueseve pas kryerjes së veprave penale dhe disa nene tjera.

Pikërisht këto kontestime e detyrojnë Qeverinë që të bëjë ndryshime në ligje dhe ta përshtatë atë me vendimin e Kushtetueses.(Tribuna).