FIDANISHTJA

Amerikë jemi me ty, mjaft më me hajna!

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Gani Sadiku – Luftën e Kosovës siç duket ia mërzitën shqiptarët e keq dhe hajnat, edhe ambasadorit amerikan, sepse boll u plaçkit e u vodh Kosova në emër të saj pikërisht nga njerëzit e fuqishëm të luftës.

Edhe atë ia “iriten” shqiptarët, duke keqpërdorë në emër të saj, dhe duke e ditë se luftën reale në Kosovë e ka bërë vetë Amerika.

Ashpërsinë e tillë nuk e kam pa asnjëherë nga ndonjë diplomat, ndaj politikanëve dhe zyrtarëve të Kosovës , aq më pak nga një ambasador i vendit më të fuqishëm të botës. Mos e hani në sy Amerikën, kam thënë disa herë, sepse ajo në momentet kur preken interesat e saj, ajo nuk të falë..

ARKATANA

Kjo nënkupton se hajdutët, kriminelët dhe idiotët e luftës dhe politikës në Kosovë, më në fund i erdhën edhe Amerikës në maje të hundës.

Alarmi është ngritur në shkallën 5 dhe me sa e kuptojë unë politikën kësaj radhe e kanë seriozisht, dhe s`ka me me gjue gurin e me fshehë dorën siç kanë bërë matrapazët e politikës deri më sot.!
Do të sanksionohen edhe atë me pasoja fatale krejt ata që janë për shkeljen e drejtësisë në Kosovë.
“Do të kenë pasoja të drejtpërdrejta të gjithë ata që iniciojnë dhe votojnë kundër Gjykatës Speciale,. “Ka të atillë që pasi e bënë luftën, kryen krime kundër të tjerëve”.
“Kosova nuk mund të jetë një vend I sigurt dhe i lirë, duke qenë strehë vrasësish të padënuar dhe vend I njerëzve të dëshpëruar nga mungesa e drejtësisë”.
Edhe ne po ua bëjmë me dije politikanëve kushdo qofshin ata, në Kosovë, se jemi me Amerikën e jo ma hajna e kriminel.
Ne nuk u besojmë më tej.
Nuk jemi në gjendje që përjetësisht ti durojmë idiotësitë dhe pafytyrësitë tuaja.
Duhet çdo qytetarë i ndershëm dhe patriot, të jetë me SHBA-në, sepse Ballkani e posaçërisht shqiptarët pa të, janë kafshatë tepër e vogël për Serbinë e Rusinë.
Zoti i bekoftë Amerikën dhe popullin amerikan, si të vetmen dritë dhe shpresë në errësirën 2000 vjeçare të shqiptarëve.!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.