Mobi Casa

Amerika dhe BE-ja akuzojnë Këshillin Gjyqësor për mostransparencë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Institucionet ndërkombëtare në Kosovë kërkojnë transparencë gjatë emërimit të kryetarit të Gjykatës së Apelit, si dhe të kryetarit të Gjykatës Supreme. Këshilli Gjyqësor i Kosovës fajësohet për jotransparencë, shkruan sot, gazeta Zeri.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e Zyrës së BE-së dhe e EULEX-it në Kosovë kanë kërkuar që votimi nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Supreme dhe asaj të Apelit të mos jetë i fshehtë.

Këto institucione ndërkombëtare kanë reaguar të premten për mostransparencë gjatë emërimit të kryetarit të Gjykatës së Apelit, si dhe të kryetarit të Gjykatës Supreme.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një deklaratë të përbashkët kanë njoftuar se janë në dijeni për emërimet e fundit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të kryetarit të Gjykatës së Apelit, si dhe të kryetarit të Gjykatës Supreme pas anulimit nga Gjykata Kushtetuese të procesit të mëparshëm të emërimeve.

Fundamenti

“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese përfaqësuesit e ambasadave tona ia sugjeruan KGJK-së përmirësimet që do të mundë t’i bënte në procedurat e saja për emërim për ta ndërtuar besimin e opinionit publik në sistemin e drejtësisë. Mirëpresim faktin që pas rishikimit të rregulloreve Këshilli Gjyqësor i ka miratuar disa prej këtyre propozimeve. Megjithatë, siç ia kemi bërë të ditur KGJK-së edhe atëherë, ne jemi të zhgënjyer me vendimin që votimi të mbahet i fshehtë”.

Në reagimin e këtyre ambasadave theksohet kërkesa për një votim të hapur që do të dërgonte sinjal të fortë të përkushtimit të KGJK-së ndaj parimeve të transparencës, meritokracisë dhe llogaridhënies.

“Për fat të keq, shikuar procesin e përsëritur të përzgjedhjes për këto pozita nga këndi ynë, na ka bërë që sërish ta vëmë në dyshim përkushtimin e sinqertë të KGJK-së ndaj këtyre parimeve. Mungesa e çfarëdo diskutimi domethënës për meritat e kandidatëve në listën e ngushtë do të thotë se një pjesëtar i publikut që i ka ndjekur këto procese nuk do të mundë ta kuptonte përse një kandidat parapëlqehet para një tjetri”, thuhet mes tjerash në këtë reagim, ku theksohet se ndërtimi i besimit të qytetarëve të Kosovës në sistemin e drejtësisë nuk nënkupton vetëm që procedurat të jenë në përputhje me Kushtetutën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.