Ecohigjiena

Prokuroria në Gjilan ndalon shtatë persona dhe ngre 13 aktakuza ndaj 14 personave

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar shtatë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa ka ngritur 13 aktakuza ndaj 14 personave për vepra të tjera penale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, të mërkurën, më 4 nëntor 2026, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar shtatë persona në pesë raste të ndara, nën dyshimin për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Tre persona janë ndaluar nën dyshimin për veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontrollit ose posedimit të paautorizuar të armëve, dy persona për dhunë në familje, një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe një tjetër për vjedhje të shërbimeve.

UBT KOSOVE

Po ashtu, Prokuroria ka bërë të ditur se ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, i dyshuar për veprën penale të mashtrimit.

13 aktakuza ndaj 14 personave

Në të njëjtën ditë, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur gjithsej 13 aktakuza ndaj 14 personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar, aktakuzat përfshijnë:

Katër aktakuza ndaj katër personave për veprën penale të kanosjes.

Katër aktakuza ndaj katër personave për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Dy aktakuza ndaj dy personave për vjedhje.

Një aktakuzë ndaj dy personave për kanosje, sulm dhe lëndim të lehtë trupor.

Një aktakuzë ndaj një personi për asgjësim apo dëmtim të pasurisë.

Një aktakuzë ndaj një personi për falsifikim të dokumentit.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se këto veprime janë ndërmarrë në kuadër të angazhimeve për trajtimin dhe ndjekjen penale të rasteve të ndryshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.