Ambienti i degraduar, pastrohet nga ekipi i prirë nga Arbër Ismajli

Gjilan – Me iniciativën e Egzon Xhelilit, kemi marr obligimin për pastrimin dhe krijimin e një ambienti më të pastër në rrugën “Feti Vogli”. Aty ishim bashkë me ekipet e Policisë së Kosovës, Zjarrfikësit, Inspeksionin Komunal. Ishte një ambient tmerrësisht i papastër, me një shtëpi ku përdorej nga të rinjët e pjesëve të ndryshme, të cilët brenda personalitetit të tyre, fatkeqësisht, kanë marrur rrugë negative ka shkruar Arbër Ismajli.
Postimi i plotë i Arbër Ismajlit
Brenda kësaj lagje, bashkë me përfaqësuesin e komunitetit rom, Fadil Demiri, me ekipën e mrekullueshme të Egzonit, si dhe, me pjesëtarët e komuniteti rom, arritëm që bashkërisht, ta çnjërrosim një ambient shumë të degraduar, duke larguar një sasi të konsiderueshme të mbeturinave, dhe, duke e dezinfektuar rrugën e kësaj pjese.
E mira e gjithë kësaj është, se në këtë lagje është rikthyer realiteti i një ambienti të cilën kjo lagje është dashur ta ketë, dhe, nga e cila, banorët e kësaj lagje u zotuan që do ta mirëmbajnë.
Nga ana e Inspeksionit Komunal, u vendosën shiritat rrethues, të një objekti të pabanuar, tek i cili gjendej një armatë e tërë mbeturinash e shiringash.
Një falënderim i posaqshëm shkon për Egzonin me ekipë, komunitetin rom, zjarrfikësit, dhe, deponin e mbeturinave, të cilët u angazhuan maksimalisht, që të eliminohej një barrierë e rëndë e cila e kaplonte këtë lagje.
Vendi jonë po përballet me sfida mjedisore dhe klimën e krijuar, nga të cilat po kërcënojnë mirëqenien tonë. Megjithatë, asnjëherë nuk është vonë t’i qasemi atij.
Detyra në fillim mund të duket e frikshme, por, ne ende kemi mundësinë për t’i kthyer disa nga tendencat pozitive, të përshtatemi për ta minimizuar dëmtimin e ambientit, dhe, të rivendosemi në një imazh pozitiv në ngritjen e kapaciteteve tona përballuese ndaj çdo tendence për ta dëmtuar të mirën publike.
Kjo e mirë publike na përket të gjithë neve, dhe, jemi ne ata, të cilët duhet të investojmë në mirëmbajtjen e hapësirave publike. Vetëdijesimi qytetar ndaj përkujdesjes së ambientit, duhet të jetë definicion bindës i çdonjërit prej nesh. Jam shumë i bindur, që vetëm të bashkuar në këtë formë, #bashkëiadaim!