Mobi Casa

Ambasadori Minxhozi viziton drejtorinë rajonale të policisë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Të martën kolonel Elmina Mahmuti bashkë me stafin e saj kanë pritur në vizitë të planifikuar Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë shkëlqesinë e tij Ambasadorin Qemal Minxhozi dhe Luljeta Ismajlukaj zyrtare ndërlidhëse pran ambasadës së Shqipërisë.

Takimi është mbajtur në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan.

Qëllimi i takimit ishte ngritja e bashkëpunimit në mes dy policive të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

FITORJA

Kolonel Elmina Mahmuti duke falënderuar për vizitë Ambasadorin shkëlqesinë e tij Z. Minxhozi, në fjalën e saj i njoftoj të pranishmit se Policia e Kosovës me staf, mirë të përgatitur, falë angazhimit të oficerëve policor punon dhe vepron në një rajon me popullatë të përzier dhe brez të gjerë kufitar duke treguar rezultate të kënaqshme në ruajtjen e rendit dhe ligjit dhe duke siguruar ambient te sigurte për të gjithë.

Edhe Shkëlqesia e tij Ambasadori Qemal Minxhozi tha se e çmon punën e mirë të Policisë së Kosovës.

Ai dha propozime konkrete për bashkëpunim të ngushtë dhe takime në mes të Policisë se Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan dhe qarqeve policore të policisë Shqiptare, në mënyrë që të shkëmbehen eksperienca dhe të rritet efikasiteti i goditjes kundër elementeve kriminale që mundë të veprojnë në territoret respektive./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.