Mobi Casa

Ambasadori britanik: Duam ta shohim Asociacionin të krijohet, Drafti i BE-së të miratohet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, në një intervistë për tanjug ka thënë se shteti i tij dëshiron ta shoh Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe që është formuar dhe ka thënë se vazhdojnë ta përkrahin BE-në në kërkesën për themelim, transmeton Express.

Ambasadori ka thënë se Londra do të donte të shihte që Drafti i Statutit të Asociacionit që është hartuar nga BE të miratohet dhe ka shtuar se vazhdojnë të insistojnë për themelimin e Asociacionit.

“Ne mendojmë se është një mënyrë e rëndësishme për të ofruar shërbime për komunitetin serb në veri të Kosovës”, ka deklaruar Ferguson, trasnmeton Express.

ARKATANA

Ferguson gjithashtu ka përmendur edhe obligimet e marra nga Beogradi, siç është mospengimi i Kosovës në rrugën për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkomëbtare.

Ambasadori shton se Londra nuk është e kënaqur me situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës dhe thekson se janë të shqetësuar edhe për sulmin ndaj trupave të NATO-s, ngjarjet në Banjskë, shpërthimin e kanalit afër Zubin Potokut, i cili furnizon me ujë dhe energji një numër të madh të popullatës dhe etnive të ndryshme./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.