Eko Higjiena

Ambasadorët partiakë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Presidentja Atifete Jahjaga pak ditë para përfundimit të mandatit i ka dekretuar nëntë ambasadorë dhe një konsull të përgjithshëm, pesë prej të cilëve janë ish-anëtarë të partive politike në vend. Subjektet opozitare dhe njohësit e kësaj fushe kanë thënë se partnerët e koalicionit qeverisës po e shfrytëzojnë shërbimin e jashtëm për të akomoduar personat e afërt me këto parti. Sipas tyre, dërgimi i njerëzve partiakë nëpër misione diplomatike po e dëmton diplomacinë kosovare.

Ish-deputeti i PDK-së, Ramiz Lladrovci, është emëruar ambasador në Tiranë, ku deri më tani ishte i ngarkuar me punë. Ish-deputetja e LDK-së, Teuta Sahatqija, është emëruar konsulle e përgjithshme në New York, ndërsa ish-deputetja e LDK-së, Nazane Breca, është emëruar ambasadore në Zvicër. Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë nga AKR-ja, Bernard Nikaj, është dekretuar për ambasador në Belgjikë. Ndërkohë ish-anëtari i FER-it, Qëndrim Gashi, është emëruar ambasador në Francë.

ARKATANA

Selimi: Emërimet, konform ligjit

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka thënë për “Zërin” se këto emërime janë konform ligjit, pasi, sipas tij, 50% e ambasadorëve janë të karrierës, ndërsa 50% janë politikë. “Emërimet janë në kuadër të ligjit, pra nuk është kaluar 50%-shi i ambasadorëve politikë”, është përgjigjur Selimi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.