Kurti nesër nuk shkon të intervistohet në Prokurori

Kryeministri Albin Kurti, nuk do të paraqitet nesër në Prokurorinë Speciale edhe pasi Gjykata Themelore në Prishtinë urdhëroi atë të shkojë dhe të dëshmoj.
E gjitha kjo, pasi siç njoftoi Ministria e Arsimit përmes një ftesë drejt mediave, kryeministri Kurti do të vendos gurëthemelin e çerdhes së re në Gjilan.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të vendosin gurëthemelin e çerdhes së re në Gjilan. Vendosja e gurëthemelit bëhet nesër, më 04 mars 2025, në ora 10:00, në lagjen “Livadhet e Arapit” në Gjilan”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.
Kjo është edhe ora e njëjtë që Kurti ka pasur të dëshmojë në Prokurori nesër, por ai në vend të kësaj zgjodhi Livadhet e Arapit në Gjilan.