Uji Dea

Ambasada Amerikane: Qeveria të krijohet sa më shpejt

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes një përgjigjeje për Gazetën Express, ka sqaruar edhe një herë pozicionin e saj në raport me bllokadën politike në Kosovë. Ambasada ka kërkuar krijimin sa më të shpejtë të institucioneve në pajtim të plotë me Kushtetutën, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me ligjin.

Amerikanët nuk e shohin të përshtatshme të ndërhyjnë në procesin e brendshëm aktual politik derisa konfirmojnë vazhdimin e përkrahjes së tyre për liderët dhe institucionet e Shtetit të Kosovës.

“Ambasada e SHBA-së vazhdon të këshillojë dhe të përkrahë institucionet dhe liderët politikë të Kosovës gjersa Kuvendi përgatitet që të kompletojë seancën e vet konstitutive dhe gjersa të formohet qeveria e re. Sidoqoftë, ne nuk besojmë se për misionet e huaja është i përshtatshëm roli i ndërhyrjes në procesin e brendshëm aktual politik”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Uji Dea

“Ne inkurajojmë Kosovën që të ndjekë procedurat që janë vendosur nga Kushtetuta, ligji, dhe Gjykatat, me qëllim të krijimit të qeverisë së re sa më shpejtë që është e mundshme”, thuhet më tej në përgjigje.

Ambasada Amerikane edhe njëherë ka përmendur se SHBA-ja dhe Kosova kanë interesa strategjike sa i përket dialogut me Serbinë e deri te kërcënimet nga luftërat e huaja.

“Ne presim të punojmë së bashku me liderët e Kosovës lidhur me interesat tona të përbashkëta strategjike, duke përfshirë dialogun me Serbinë, formimin e Gjykatës Speciale, integrimin në BE, reformën e sektorit të sigurisë, dhe zbatimin e legjislacionit për adresimin e kërcënimit nga luftëtarët e huaj”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.