RCCOLA

Alushi zëvendëson Currin e Rashkajn

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Enis Alushi do të luajë si qendërmbrojtës në ndeshjen ndaj Senegalit, duke zëvendësuar Debatik Currin i cili mungon për këtë sfidë. Alushi gjithashtu do të jetë kapiten i skuadrës, duke ia marrë shiritin Anel Rashkajt, i cili poashtu mungon.

Futbollisti i Paderbornit, Enis Alushi, do të jetë njeriu i cili do të bëj dy zëvendësime në sfidën ndaj Senegalit sot.

Alushi do të jetë kapiten i Përfaqësueses së Kosovës për këtë takim, duke e marrë shiritin e kapitenit nga Anel Rashkaj, i cili mungon pasi duhet të kthehet te klubi i tij, Sandnes Ulf.

Uji Dea

Alushi gjithashtu do të zëvendësojë edhe Debatik Currin, duke u kthyer në qendër të mbrojtjes, ndonëse pozita e tij ideale është si mesfushor.

I vetmja risi për këtë ndeshje te Kosova është mbrojtësi Amir Rrahmani, teksa Mërgim Mavraj, ashtu siҫ njoftoi Express dje, do të mungojë në këtë ndeshje.