Fundamenti

Alushi: Do të jemi shumë të fortë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Futbollisti i skuadrës gjermane Kaiserslautern, Enis Alushi, është shumë i lumtur që do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në miqësoren historike ndaj Haitit. Në një prononcim për gazetën Arena, ai thotë që këtë ditë e ka pritur prej kohësh. “Unë dhe të gjithë e kemi pritur këtë ditë prej kohësh.

Kjo është një ndeshje historike, pasi që është e para për Përfaqësuesen e Kosovës. Po ndjehem shumë krenar dhe shumë mirë që do të jem pjesë e këtij takimi”, deklaroi ai për gazetën.

Ai pret edhe më shumë ftesa nga Bunjaku në të ardhmen, derisa shpalos edhe ëndrrën, e cila është pranimi i Kosovës me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA. “Gjithsesi, shpresoj që kjo të mos jetë ftesa e parë, pasi që dua ta ndihmojë sa më shumë Kosovën në të ardhmen. Dëshira ime e madhe është që të pranohemi sa më shpejtë me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA”, shtoi Alushi.

ARKATANA

Duke u bazuar në talentët e mëdhenj kosovar nëpër botë, Alushi shpreson që Kosova do të krijojë një përfaqësuese shumë të fortë. “Jam i bindur që do të bëjmë një përfaqësuese shumë cilësore dhe të fortë. Kemi talentë të mëdhenj në të gjithë botën. Kemi lojtar të shkolluar në vend dhe jashtë vendit. Sinqerisht, besoj që do të jemi një përfaqësuese e fortë edhe në të ardhmen, jo vetëm në këtë miqësore”, u shpreh mesfushori.

Ai është pjesë e Kaiserslauternit që nga viti 2012…(Tribuna – Arena).