Uji Dea

Alkooli, rrezik për kancer të lëkurës

/ 2 minuta lexim

Shkencëtarët besojnë se konsumimi i tepërt i alkoolit mund të nisë një zinxhir reagimesh në trup që e bën lëkurën më të pambrojtur ndaj kancerit, sidomos për arsyen e mos përdorimit të kremit mbrojtës për diell në raste të caktuara.

Sipas shkencëtarëve të cilët kanë shikuar në 16 studime të ndryshme që përfshijnë mijëra pjesëmarrës, personat që konsumojnë një pije alkoolike apo më shumë në ditë, dërgon në rritjen rrezikut për kancer të lëkurës.

Rreziku është rritur në mënyrë proporcionale me konsum të alkoolit, ata që pinin 50g të etanolit në ditë (disa birra të forta) kishin deri në 55 për qind më shumë gjasa për të zhvilluar formën vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës të quajtur melanoma në krahasim me jo konsumuesit.

Eco Higjiena

“Ne e dimë se në prani të rrezatimit UV, pirja e alkoolit mund të ndryshojë imuno-kompetencën e trupit, aftësinë për të prodhuar një përgjigje normale imunitare. Kjo mund të çojë në dëmtime shumë më të madha celulare dhe më pas shkaktojnë formimin e kancerit të lëkurës. Ky studim synon të përcaktoj sasinë në të cilën rreziku melanoma është rritur me konsum të alkoolit, dhe ne shpresojmë që me këtë njohuri njerëzit mund të mbrojnë veten e tyre në diell”, ka thënë, Dr. Eva Negri, një nga autorët e studimit në Universitetin e Milanos.

Hulumtuesja Sarah Williams ka theksuar se është apo nuk është alkooli i lidhur me kancer të lëkurës, është ende një ide e mirë për të kufizuar sasinë që ju pini.

Alkooli është i lidhur me shtatë lloje të ndryshme të kancerit, dhe duke zvogëluar konsumin mund ulet rreziku.