Uji Dea

Aliu: Të mbretërojë bamirësia, solidariteti dhe përkujdesja ndaj të varfërve

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në xhaminë madhe në Gjilan është falur ceremonia e Fitër Bajramit në prani të shumë besimtarëve, derisa Naim Aliu kreu i BIK në Gjilan ka thënë se sot kur festojmë Fitër Bajramin duhet të jemi krenar dhe të mos harrojmë kujdesin ndaj të varfërve duke dominuar bamirësia, e solidariteti në familjet e juaja.

Në xhamin e madhe në Gjilan është kryer ceremonia e faljes së Fitër Bajramit. Sipas programit ligjëratën e ka mbajtur Sylejman Osmani, Namazin e Bajramit Agim Hyseni dhe Hutbeja nga Iliaz Mustafa.

Në ligjëratën e tij ndërkaq Naim Aliu ka thënë se Festa e Fitër – Bajramit ngërthen në vete rikujtimin dhe përkushtimin ndaj Krijuesit të gjithësisë, të cilin besimtarët me të madhe e shprehën edhe gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit. Na bashkoi adhurimi ndaj Zotit, bamirësia, mirëkuptimi, zeqati e sadakaja, si dhe solidariteti dhe për kujdesja ndaj të varfërve, ndaj nesër krenarë e ballëhapur e festojmë Fitër- Bajramin.

Festa e Fitër – Bajramit ngërthen në vete rikujtimin dhe përkushtimin ndaj Krijuesit të gjithësisë, të cilin besimtarët me të madhe e shprehën edhe gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit. Na bashkoi adhurimi ndaj Zotit, bamirësia, mirëkuptimi, zeqati e sadakaja, si dhe solidariteti dhe për kujdesja ndaj të varfërve, ndaj nesër krenarë e ballëhapur e festojmë Fitër- Bajramin.

UBT

Le të frymëzohemi edhe me këtë rast, nga këto momente më të bukura për besimtarin ngase ai sot përfundon agjërimin e muajit të Ramazanit me se kryen një obligim që i ka caktuar Zoti, dhe me të drejtë pret të shijoj begatitë që ka dhuruar i Madhi Zot për njeriun, ndaj duhet vazhduar me vepra të mira, në mënyrë që
Zoti të jetë i kënaqur me veprat tona, ngase të gjithë bashkë jemi përgjegjës para Zotit për veprat tona. Të nderuar qytetarë ! vëllezër e motra !

Kurani mbështet konceptet e moralit,dashurisë e mëshirës, përkushtimit e sakrificës , tolerancës dhe paqes, besimtari i pajisur me këto virtyte përhap dashuri, respekt, harmoni e kënaqësitë e të gjithë njerëzit që janë të prirë të punojnë vepra të mira. Islami nëpërmjet agjërimit dhe adhurimeve të tjera i ka pastruar shpirtrat e njerëzve nga urrejtja e xhelozia, i ka dëlirësuar nga egoizmi pangopësia e koprracia duke i udhëzuar ne respekt ndaj njëri tjetrit, në ngritjen e një shoqërie humane,në të cilën gjykon dashuria hyjnore, e ngritur mbi principe të fuqishme të drejtësisë, bamirësisë e mëshirës.

Nisur nga këto parime unë ju porosis të gjithëve që të shtrini dorën e ndihmës ndaj skamnorëve, jetimëve dhe të gjithë atyre që janë ne nevojë. Ashtu si ishim të bashkuar, human e të dinjitetshëm, tolerant e të disiplinuar gjatë muajit të agjërimit, ashtu duhet të jemi bashkë e unik gjithherë për të çuar përpara vendin tonë atje ku synojmë të gjithë. Në fund më lejoni që edhe një herë t’ua uroj nga zemra Fitër- Bajramin të gjithë vëllezërve e motrave tona, kudo që gjenden ka thënë Naim Aliu./rajonipress/