Eko Higjiena

Aliu: Shihet se nuk ka ndodhur asgjë jashtë asaj që ne e kemi ditur dhe pritur që do të ndodhë për këto 100 ditë

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Sot u bënë 100 ditë nga fillimi i mandatit të qeverisjes së re komunale, respektivisht, 100 ditë prej kohës kur ky ekzekutiv do duhej ta fillonte punën. Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës- Dega Gjilan, para gazetarëve u paraqitën z.Avdyl Aliu, shef i Grupit të Këshilltarëve Komunal të LDK-së; Fitim Guda, anëtar i Kryesisë së Degës dhe Gresa Avdiu, anëtare e Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së. “Me rastin e përmbylljes së këtij 100 ditëshi, shihet se nuk ka ndodhur asgjë jashtë asaj që ne e kemi ditur dhe pritur që do të ndodhë”- tha Aliu.

“Në suaza të Fer-Play, Qeverisjes Hyseni i kemi dhënë 100 ditë, që kemi konsideruar se është një periudhë e mjaftueshme kohore për t’u përgatitur, për t’u fokusuar në operacionalizimin e programit qeverisës dhe për ta përkthyer nga ai deklarativ e politik që e kanë pasur në fushatë, në një program real ku duken numrat, agjendat, politikat financiare dhe periudhat kohore që duhet të realizohen” shtoi tutje Aliu.

Ai foli edhe për ngecjet e Kuvendit Komunal duke treguar se ka vonesa të mëdha në themelimin dhe konsolidimin e komiteteve që janë trupa profesional, që Kuvendit i ndihmojnë për pothuajse të gjitha çështjet që duhet trajtuar.

“Në përgjithësi, ne nuk duam të paragjykojmë asgjë, por nisur nga ajo se dita e mirë shihet në mëngjes, kemi frikë se kjo qeverisje nuk do të mund të mbajë hapin e trashëguar nga qeverisja e kaluar dhe se do të mbetet shumë larg nga pritshmëritë për një komunë të zhvilluar” përfundoi Aliu.

Tutje vazhdoi z.Guda, duke thënë se LDK në Gjilan po vendos standard të ri të opozitarizmit, duke pritur të kalojnë 100 ditë për të dalur me vlerësimet e para për qeverisjen aktuale.

“Në emër të lirisë së shprehjes, më lejoni të shpif.”- nisi fjalën e tij, z.Guda. Fjalë kjo për gjitha akuzat e pabaza e të pavërteta qe hudhen drejt qeverisjes së kaluar të udhëhequr nga kryetari Haziri.

Hidromorava

Guda theksoi ngecjet e drejtorive komunale në çështje të ndryshme, duke dhënë një sqarim edhe për borxhet e akumuluara të komunës ndër vite.

“Nga e thëna në të bërë, ka një det të tërë!”- perfundoi Guda, duke i cilësuar si të humbura për Komunën e Gjilanit këto 100 ditë.

E fundit në këtë adresim të Degës së LDK-së ishte znjsh.Gresa Avdiu. Ajo tha se ky pushtet po e ka të vështirë ta largojë petkun opozitar e të filloj të punojë për qytetarët e Komunës së Gjilanit. Me parregullsi, shkelje ligjore e vonesa e filluan këtë mandat- tha ndër të tjera Avdiu para gazetarëve.

Ajo theksoi se nuk ka filluar ende realizimi i të paktën njërit nga 109 premtimet që Kryetari i Komunës i ka bërë gjatë fushatës elektorale duke u shprehur skeptike se me këtë dinamikë të punës e vetëm me takime, do mund t’i realizojë ato ashtu siç ka deklaruar.

Sot e kemi zyrtarisht edhe ditën e parë të pranverës, andaj urojmë shume që kjo qeverisje zgjohet pas këtij pushimi dimëror, e pas 100 ditëshit fillon punët e saj bashkë me stinën e bukur përfundoi Avdiu.

LDK në Gjilan thekson gjithashtu se do qëndrojmë opozitë konstruktive dhe do ofrojmë të gjitha kapacitetet tona si: Grupin e LDK-së në Kuvend dhe në Komitete Profesionale, Këshillin e Ekspertëve të LDK-së si edhe vullnetin dhe gatishmërinë në çdo moment të kryetarit Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.