Eko Higjiena

Aliu priti në takim përfaqësueset e organizatës UN Women

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Nënkryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim shefen e zyrës së organizatës UN Women, Vlora Nushi, me bashkëpunëtore.

Në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit rreth projekteve që kanë të bëjnë me barazi gjinore, buxhetimin e përgjegjshëm gjinorë dhe avancimin e barazisë gjinore nëpër të gjithë sektorët.

Nënkryetari Aliu ka falënderuar organizatën UN Women, dhe u shpreh se projekte të tilla janë të mirëseardhura në komunën e Vitisë. Poashtu, ai tha se barazia gjinore luan një rol të rëndësishme jo vetëm në institucione, por edhe në shoqëri, dhe u shpreh i hapur për bashkëpunime të mëtutjeshme që kanë të bëjnë me barazinë gjinore.

Mobi Casa

Në anën tjetër edhe drejtoresha Vlora Nushi, ka falënderuar institucionet komunale të Vitisë, për gatishmërinë e tyre për bashkëpunim rreth projekteve të kësaj organizate, të cilat po zhvillohen nëpër 12 komuna të Kosovës, ndërsa tani këtyre projekteve do t`i bashkëngjiten edhe 4 komuna tjera, në kuadër të tyre edhe komuna e Vitisë.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe drejtoresha e Arsimit, Fatbardha Emini, drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Besnik Imeri, si dhe zyrtarja komunale për barazi gjinore, Ibadete Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.