Aliu priti ekipin e ri ndërlidhës të KFOR-it

Viti – Zv.kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, priti sot në takim komandantin e Ekipit për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT), për komunën e Vitisë dhe atë të Kllokotit, z. O’neil dhe rreshteren znj.Rivet.
Nga ana e tij, zv.kryetari Aliu, e informoi ekipin e ri për të arriturat, projektet dhe sfidat aktuale në komunën e Vitisë, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të mirë me KFOR-in, në funksion të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vend./rajonipress/