FIDANISHTJA

Aliu: Parcela për varrezat e qytetit është vendim i kundërligjshëm sepse zonën ekonomike e shndërroi në një varrezë masive

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Janë bërë pothuajse 2 vite të kësaj qeverisje komunale dhe ende nuk kanë filluar së zbatuari të PZHK-në sepse me një vendim të kundërligjshëm pretendojnë se e kanë anuluar PZHK-nē. Ky lokacion e ka edhe një të metë tjetër, nuk është lokacion i dinjitetshëm për varrimin e më të dashurve tanë. Gjithashtu paraqet edhe probleme të natyrave të tjera me të cilat sigurisht se do të përballet komuna në vazhdimësi ka shkruar Avdyl Aliu.

Reagimi i plotë:
Ne kemi reaguar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, si kompetente për këtë plan.
Përgjigja e MMPHI drejtuar kryetarit të komunës, ish- kryesuesit dhe neve si kundërshtues të këtij anulimi thotë se arsyet e anulimit janë të paqëndrueshme, prandaj PZHK është në fuqi.

Parcelat e propozuara dhe të votuara nga shumica (jo edhe ne 14 këshilltarë) me Plan janë të destinuara për Zonë Ekonomike, prandaj kemi të bëjmë me një vendim të kundërligjshëm.

UBT

Për këtë, sigurisht se do të reagojmë me rastin e shqyrtimit të ligjshmërisë së vendimit në fjalë.
Ky lokacion e ka edhe një të metë tjetër, nuk është lokacion i dinjitetshëm për varrimin e më të dashurve tanë. Gjithashtu paraqet edhe probleme të natyrave të tjera me të cilat sigurisht se do të përballet komuna në vazhdimësi.

Të gjitha këto dhe të tjera i kemi bërë publike në fjalimet dhe reagimet tona në kuvend, e që fare nuk i ka marrë parasysh sponzorizuesi.
Thjesht, vendosi që Zonën Ekonomike ta kthejë në varreza ashtu si edhe Gjilanin e ka shndërruar në një varrezë të madhe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.