Eko Higjiena

Aliu: Në lagjen “Dardania” po ndodh degradim i tmerrshëm, në mungesë të mirëmbajtjes

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Degradimi është duke ndodhë edhe në projektet tjera që i ka trashëguar kjo qeverisje nga e kaluara si: mirëmbajtja e rrugëve në qytet dhe fshatra, mirëmbajtja e kanalizimeve, mos funksionalizimi i lagjes së lumtur në Zabel dhe rrjedhimisht degradimi i këtij investimi milionësh shumë të nevojshëm për kategoritë në nevojë, rritja e numrit të deponive të egra ka shkruar Avdyl Aliu etj.

Postimi i plotë:

Projeksionet e qeverisjes së kaluar kanë qenë për vazhdimin e projektit të sheshit të qytetit në drejtim të lagjes “Dardania”, deri te qarkorja e qytetit si dhe në drejtim të Malishevës deri te fabrika e përpunimit të ujërave të zeza.

Me vazhdu ky projekt jo se jo, por do të kishim qenë të lumtur sikur vetëm të ish ruajtur dhe mirëmbajtur ky investim shumë i qëlluar dhe i nevojshëm, jo vetëm për këtë pjesë të qytetit, por për gjithë qytetin.

GRANDEMALL

Fatkeqësisht nuk ka mirëmbajtje të sheshit, rrjedhimisht është duke ndodhur degradim i tmerrshëm i tij.

Degradimi është duke ndodhë edhe në projektet tjera që i ka trashëguar kjo qeverisje nga e kaluara si: mirëmbajtja e rrugëve në qytet dhe fshatra, mirëmbajtja e kanalizimeve, mos funksionalizimi i lagjes së lumtur në Zabel dhe rrjedhimisht degradimi i këtij investimi milionësh shumë të nevojshëm për kategoritë në nevojë, rritja e numrit të deponive të egra etj.

Edhe në rrethanat e këtilla të humbjes dhe hutisë së qeverisjes komunale, për hirë të qytetarëve dhe në të mirë të tyre ftojmë këtë qeverisje dhe këtë kryetar komune që të reagojnë në këtë drejtim.

Ose nuk po dini ose ju mungon vullneti. Mundemi me ju mësuar në rastin e parë, ndërsa vullnetin duheni me nxjerrë nga brenda, këtu nuk ju ndihmojmë dot ka shkruar Avdyl Aliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.