Mobi Casa

Aliu: Kushtëzimi i fermerëve e ngulfat sektorin e bujqësisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Abdyl Aliu këshilltar komunal dhe sekretar në sektorin për zhvillim ekonomik dhe agrikulturë në LDK thotë për rajonipress se tatimi në pronë duhet të hiqet për fermerët dhe ata që konkurrojnë për grante.

Abdyl Aliu këshilltar komunal dhe sekretar në sektorin për zhvillim ekonomik dhe agrikulturë në LDK thotë se ka kërkuar në takimin fundit të komitetit që tatimi në pronë mos të jetë kriter për subvencionet që jepen për fermerët.”Unë kam kërkuar që të hiqet ky kriter sepse ata fermer që konkurrojnë për grante duhet të lirohen nga tatimi në pronë” tha Aliu.

FIDANISHTJA

Sipas tij kushtëzimi i fermerëve me këtë kriter për të paguar tatimin në pronë e ngulfat sektorin e bujqësisë.”Është e padrejtë dhe e palogjikshme ky kushtëzim i cili edhe është pengesë serioze për zhvillimin e ekonomik” tha Aliu.

Ndryshe Aliu ka inkurajuar të gjitha institucionet komunale dhe Ministrinë e Bujqësisë që të investojnë në këtë sektor i cili është i vetmi resor që mund të gjenerojë vende të reja të punës.”Unë përkrahi edhe idenë që në fshatrat e brezit kufitarë dhe aty ku ka fermer të suksesshëm të intervenohet me ndihma, subvencione e grante sepse vetëm kështu mund ta kthejmë jetën në fshatra dhe ta ngjallim ekonominë” tha Aliu./rajonipress/

Mund të ju interesoj: