UBT

Aliti: Komplimente djemve të ri, kanë bërë një punë fantastike

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kosova u paraqit sot në ndeshjen ndaj Izraelit me mungesa të theksura, veçanërisht në fazën e mbrojtjes ku pati mungesa si Amir Rrahmani dhe Mërgim Vojvoda.

Në mungesë të tyre, përzgjedhësi Primozh Gliha kishte vendosur t’i kthente sytë tek Superliga e Kosovës duke ftuar Lumbardh Dellovën dhe Ilir Krasniqin.

Sipas Alitit të dy e kanë kaluar me sukses këtë sfidë dhe i ka përgëzuar për paraqitjen në fushë.

“I takon një urim dhe një kompliment djemve të ri që kanë ardhur për herë të parë. Kanë bërë punë fantastike. Është dashur t’i dirigjojë dy lojtarët tjerë të mbrojtjes. Komplimente për ta, kanë bërë lojë fantastike”, ka thënë fillimisht Aliti.

Hidromorava

Tutje, ai pati disa fjalë edhe për terrenin ku u zhvillua ndeshja, ku tha se karakteri i ekipit shihet kur luajnë në këso kushtesh.

“Terreni ishte i njëjtë për të dy palët. Nuk kemi rrezikuar shumë dhe e kemi ditur që kemi Vedatin përpara. Në këtë terren shihet karakteri i ekipit dhe këtë e dëshmuam. Luftuam për njëri-tjetrin”, shtoi Aliti.

Për fund ai tha se Kosova është e gatshme edhe për sfidën ndaj Zvicrës, e cila do të luhet me datë 18 nëntor./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.